Uji Dea

Policia konfirmon sulmin ndaj Jetish Bajramit,ish kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Jetish Bajrami ish kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës është sulmuar nga një grup qytetarësh derisa ai po tentonte të futej në objektin e xhamisë në lagjen Dardania.

Një incident që ka mundur të ketë pasoja të rënda,ka ndodhur të mërkurën pasdite rreth orës 18:00 në lagjen Dardania. Ismet Hashani zëdhënës i policisë së Kosovës tha se një grup qytetarësh prej 30-40 sish janë grumbulluar para oborrit të Xhamisë në Lagjen „Dardania“ që është në ndërtim e sipër.

Një person i lindur më 1937(Jetish Bajrami) me vendbanim në Gjilan besohet se në momentin deri sa ka tentuar të futet në objektin e Xhamisë është sulmuar nga personat e grumbulluar jashtë objektit të Xhamisë dhe me këtë rast ka pësuar lëndime trupore ku ka kërkuar ndihmë në Qendrën emergjente në Gjilan.

Mobi Casa

Njësitet policore nga stacioni Policor i Gjilanit kanë arritur që t`i identifikojnë së paku dy të dyshuar që besohet të jenë të involvuar në Incident. Ata janë Intervistuar nga Policia dhe rasti është duke u hetuar.

Motivet e incidentit besohet të jenë mosmarrëveshjet rreth emërimit të Imamit në Xhamin që pritet që nesër të përurohet fillimi zyrtar i punës së saj tha Hashani.

Ndërkohë merret vesh se Jetish bajrami dy herë ka kërkuar ndihmën e mjekut dhe dyshohet se ka pësuar edhe thyerje nga të goditurat. Mustafë Bajrami kryetar i Bashkësisë islame në Gjilan dhe djali i Jetish Bajramit e ka gjykuar këtë rast dhe është shprehur i tronditur nga skenat e tilla në një kohë kur Kosova pretendon të hyjë në grupin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian./rajonipress/