Eko Higjiena

Policia italiane gjen në shpellë trupin e viktimës së shqiptarit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

​U gjet në Santarcangelo të Riminit, trupi i 30-vjeçarit Silvio Mannina, i dashuri i fundit i Lidia Nusdorfit, milanezja e vrarë me thikë në stacionin e trenit në Mozzate në fillim të marsit, nga ish i dashur i saj shqiptar. Vrasësi i të riut italian është i njëjti, pastiçieri shqiptar Dritan Demiraj.

Shqiptari, ish-bashkëjetues i gruas, dhe baba i njërit prej fëmijëve të saj ka rrëfyer krimin e dytë në qelinë e burgut ku është izoluar fillimisht si i dyshuar, e tashmë, i konsideruar si një vrasës pasioni nga ekspertët e hetimit të krimeve në Itali. Trupi i pajetë i 30-vjeçarit është gjetur rreth gjysmë metri nën ujë, pasi shqiptari tregoi vendin ku e kishte varrosur viktimën e tij.

Policia kanë shkuar në vendin ku Demiraj tregoi se kishte groposur të riun italian dhe e kanë gjetur trupin pas disa orë kërkimesh. Demiraj ka qenë pak konfuz për vendin ku e kishte hedhur, për shkak edhe të terrenit të vështirë dhe jo dhe aq të njohur nga ana e tij. I riu shqiptar është shoqëruar në polici si i dyshuar vetëm për vrasjen e gruas, por hetimet zbuluan se ai kishte lidhje edhe me zhdukjen e 30-vjeçarit Silvio Mannina.

Pasi u mor në pyetje nga hetuesit në burgun e Comos, 29-vjeçari shqiptar pranoi se e kishte mbytur me një kabull elektrik ish të dashurin e bashkëjetueses së tij përpara se të qëllonte për vdekje ish-të dashurën e tij, në stacionin e trenit në Mozzate. Trupin e pajetë të burrit e kishte groposur në një shpellë, aty ku u gjet nga policia italiane.

Uji Dea

Rrëfimi i shqiptarit

29-vjeçari shqiptar Dritan Demiraj ka pranuar vrasjen e ish-të dashurës së Lidia Nusdorfit dhe të fejuarit të saj, Silvio Mannina, në datën 1 mars të këtij viti në Itali. I riu shqiptar ishte shoqëruar në polici si i dyshuar vetëm për vrasjen e gruas, por hetimet zbuluan se ai kishte lidhje edhe me zhdukjen e 30-vjeçarit Silvio Mannina, pasi atë e kanë tradhtuar dëshmitë në lidhje me gjithçka i është kërkuar të tregojë mbi jetën e viktimës së tij.

Pasi është marrë në pyetje për orë me radhë nga hetuesit në burgun e Comos, 29-vjeçari shqiptar pranoi se e kishte mbytur me një kabull elektrik 30-vjeçarin italian përpara se të qëllonte mbi ish-të dashurën e tij. Pas vrasjes së të riut italian, që dyshohet të ketë ndodhur rreth dy-tri orë para vrasjes tjetër, dyshohet se ai ka qëlluar mbi femrën me të cilën kishte bashkëjetuar ndërsa trupin e pajetë të burrit e kishte zhvendosur nga vendi i ngjarjes duke e groposur në shpellë.

Autoritetet italiane nuk kishin dijeni se ku ndodhej 30-vjeçari nga Bolonja, që prej fundit të shkurtit. Mësohet se pas vrasjes së Silvio Manninas shqiptari kishte përdorur celularin e tij për të tërhequr ish-të fejuarën në grackë. Duke u shtirur si i fejuari i saj, 29-vjeçari i kishte dërguar një sms ku i kërkonte të takoheshin në stacionin e trenit, ku e qëlloi për vdekje me thikë. Shkak i krimit makabër dyshohet të ketë qenë xhelozia. Dritan Demiraj punonte në një furrë buke në Itali.