Policia i ndjek konsumuesit e drogës në një lagje të Gjilanit

Gjilan – Në rrugën “Ibrahim Uruqi”, nga ana e policisë janë vërejtur disa persona të dyshuar si konsumues të substancës narkotike. Një nga të dyshuarit mashkull shqiptar me të vërejtur policinë e hedh në tokë një qese të plasmanit me substancë të llojit marihuanë, me peshë prej 0.6 gram e cila më pas është konfiskuar njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë i njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet. Rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/