ARKATANA

Policia greke sekuestron 324 kg hashash në kufi me Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Janinë – Policia greke sekuestron 324 kg marshuanë që vinte nga Shqipëria, si dhe ndalon 2 të rinj shqiptarë.

Policia e Janinës mbi bazën e informacioneve të dhëna nga specialistët e seksionit kundër narkotikeve dhe drejtorinë e policisë Gjirokastër, për një sasi të konsiderueshme marihuanë, që po trafikohej nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, bënë të mundur të kapen 324 kg hashash, në tokën helene midis Gjirokastrës dhe Janinës, në vendin e quajtur Kuklues, raporton News24.

ARKATANA

Policia greke arrestoi një 27-vjeçar, i cili drejtonte një makinë ku u gjetën 141 pako me 151 kg e 233 gramë hashash. Nga hetimet u zbulua se droga ishte marrë nga një zone pyjore, pranë kufirit, ku ishte fshehur.

Nga kontrolli i zonës, në të u gjetën 99 pako me 173 kg e 585 gramë hashash. Hetimet zbuluan se bashkëpunëtor në trafik ishte edhe një 26-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij u bë pranë Aeroportit të Janinës. Nga kontrolli në makinë iu gjetën 3 mijë e 100 euro.