UBT

Policia godet grupin e grabitësve të kazinove në Gjilan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia në Gjilan është informuar për dy raste ”grabitje” që kanë ndodhur njëra në rrugën “Halil Alidema” në Gjilan në kazinonë “Kajota” ndërsa tjetra kishte ndodhur në pompën “Burimi Petroll” në rrugën Gjilan-Kamenicë afër rrugës së fshatit Pelepnicë.

Njësiti i NJHR-së me të marrë informatën e ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe me autorizimin e tij bashkë me njësitin e Krimteknikës ka shkuar në vend të ngjarjes dhe ka kryer shikimin për të dy rastet veç e veç ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Sipas tij në vazhdën e hetimeve në lidhje me incidentet e ndodhura ”grabitje” njësiti i NJHR-së ka ndërmarrë veprime hetimore në bazë të informatave të bazuara, dhe me urdhër të kryeprokurorit të shtetit, janë kryer kontrolle fillimisht në shtëpinë e të dyshuarit L. K., ku janë gjetur tre fishekë (një fishek i revoles TT, një fishek i karabinës dhe një i pushkës së gjuetisë), të cilët janë konfiskuar nga ana e hetuesve të krimteknikës.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është sjellë në lokalet e policisë në Gjilan ku i njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit dhe gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se ka marrë pjesë përveç në dy rastet e veprës penale të “grabitjes” së cekur më lart, edhe në një rast tjetër po të kësaj natyre me datën 21.6.2013, në kazinonë “AKT” në rrugën “Avdulla Tahiri” në Gjilan.

Në lidhje me rastet e cekura NJHR e ka kryer edhe një bastisje në rrugën “Bahtir Zahiri” në Gjilan në shtëpinë ku banon i dyshuari tjetër A. H. dhe në oborrin prapa shtëpisë ku banonte kanë gjetur të fshehur në tokë (dhe) një pajisje elektronike të kamerave të sigurisë, që të dyshuarit e kishin marrë gjatë grabitjes në kazinonë “Kajoti” për t’i shlyer gjurmët.

Uji Dea

Pajisja është konfiskuar nga ana e Krimteknikës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari L. K. është ndaluar në qendrën e ndalimit në Gjilan për 48 orë.

Edhe dy të dyshuar shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët me fakte të qëndrueshme besohet se janë bashkautorë me të dyshuarin L. K. në së paku tri raste “grabitje”, janë në kërkim të policisë.

Rastet veç e veç po hetohen nga njësitet e hetimeve rajonale, Drejtoria e Policisë së Kosovës në Gjilanit ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.