Policia e krimeve ekonomike konfiskon barna me banderola të Serbisë
Gjilan – Nga inspektoret e AKPM janë konfiskuar një sasi e barnave rreth (100 lloje) pa banderola dhe barna me banderola të Republikës së Serbisë.
Policia e Kosovës Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan me 11 tetor 2017 rreth orës 11:30, në bashkëpunim me Inspektorët e AKPM-Prishtinë (Agjensioni Kosovar për Produkte Medicionale) kanë kryer kontrolle në një barnatore këtu në Gjilan me pronar Shqiptar shtetas i Kosovës ku gjatë kontrollit janë gjetur produkte të paautorizuara për tregun e Kosovës.
Nga inspektoret e AKPM janë konfiskuar një sasi e barnave rreth (100 lloje) pa banderola dhe barna me banderola të Republikës së Serbisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti mbetet në hetime të mëtutjeshme nga Policia e Kosovës njësitet kundër krimeve ekonomike njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


