HW

Policia e Kosovës shqipton mbi 1900 gjoba në Gjilan brenda një jave, intensifikohen kontrollet në trafik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës 10-16 prill 2026 janë ndërmarrë aktivitete të shtuara në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, duke rezultuar me gjithsej 1,931 gjoba të shqiptuara ndaj kundërvajtësve.

Gjatë kësaj periudhe, njësitë e trafikut rrugor dhe stacionet policore kanë hetuar 12 aksidente me dëme materiale dhe 16 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, janë shqiptuar 33 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 29 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 25 për modifikime të palejuara të automjeteve, si dhe 81 gjoba për automjete të paregjistruara.

Në kuadër të masave ndëshkuese, janë shqiptuar edhe 43 masa ndalimi për drejtues të mjeteve motorike.

Hidromorava

Ndërkohë, në kuadër të një task-force të veçantë për rritjen e sigurisë në trafik, policia ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve me dy rrota, përfshirë motoçikletat, triçikletat dhe trotinetet. Nga data 25 mars deri më 16 prill 2026, janë konfiskuar 107 motoçikleta dhe janë shqiptuar 212 gjoba për shkelje si mungesa e regjistrimit, mosmbajtja e helmetës dhe mungesa e lejes përkatëse. Gjithashtu, janë konfiskuar edhe 114 trotinetë dhe mjete të tjera të ngjashme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.