Eko Higjiena

Policia e Kosovës së bashku me drejtorinë e arsimit në Gjilan flasin për gjendjen e sigurisë në shkolla

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe rreth tyre, gjendje e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e qetë dhe stabile.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, zyrtarë policor nga njësiti i komunitetit dhe njësite sektoriale nga Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave dhe obligimeve të cilat dalin nga strategjia e integruar e policimit në bashkësi, sot me datën 10.05.2023 ka mbajtur një takim pune me drejtorinë komunale të arsimit në Gjilan dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjilanit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe rreth tyre, gjendje e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e qetë dhe stabile.

Mobi Casa

Në këtë takim është diskutuar po ashtu edhe ngritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet institucioneve, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor në ambientet shkollore.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.