Uji Dea

Policia e Kosovës në Ranillug konfiskon arsenal armësh

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori i Hetimeve, pas një informate të pranuar dhe hetimeve të zhvilluara në teren ka zbuluar se në disa lokacione të fshatit Ranillug, persona të dyshuar mbajnë në posedim sasi të konsiderueshme të armëve dhe municioneve të ndryshme. Referuar informacioneve dhe rezultatit hetimor, sot me 14.03.2018 sipas planit operativ të quajtur “MORAVA”, dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente është vepruar në teren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar te nacionalitetit serb.

Po ashtu janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme, shtëpi banimi me lokale përcjellëse me ç‘rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 pushkë mitraloz (PM) M 84 me 182 fishek kalibrit 7.62 mm,
– 1 armë AK 47 me katër karikator me 16 fishek kalibrit 7.62 mm,
– 1 tytë trombllonike,
– 1 arkë e mbyllur me municion (1200 fishek) kalibrit 7.62 mm,
– 1 pushkë gjuetie me 23 fishekë,
– 2 thika luftarake,
– 29170 (njëzet e nënte mijë e njëqind e shtatëdhjetë ) Franga CH,
– 5000 ( pesë mije) $ Amerikan,
– 7720 ( shtatë mijë e shtatëqind e njëzet) Euro.

Fidanishtja

Sektori i Hetimeve është mbështetur edhe nga Njësitet e Specializuara, Teknika Kriminalistike dhe Njësia me qenë – K9.

Me vendim të Prokurorit kompetent nga tre personat e arrestuar, njëri nga ta është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët vazhdojnë në procedurë të rregulltë thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/