GRANDEMALL

Policia e Kosovës në ndjekje të shqiptarëve të Luginës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Veturat e shqiptarëve të Luginës janë vendosur në shënjestrën e policisë së Kosovës.Pagesa për sigurim të automjeteve për shqiptarët nga Lugina që hyjnë në Kosovë si duket iu është dukur e vogël Drejtorisë së Policisë në Gjilan.

Kjo drejtori përmes një urdhërese ka obliguar policinë e trafikut që të dënojë edhe ato pakë makina të shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës që në Kosovë kanë hyrë pa paguar sigurimin e automjeteve të tyre.

Tani e tutje nëse policia e Kosovës ndalon makinat me targa të Serbisë dhe konstatohet se nuk kanë paguar sigurimin për automjete do të gjobiten me një shumë prej 150 eurosh, gjë e cila deri më tani kalonte me një vërejtje pasi nuk kishte një vendim nga organi kompetent.

Burimet e Titullit brenda Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjilanit, kanë thënë se ky vendim është i obligueshëm dhe duhet të zbatohet në teren nga policia e komunikacionit.

A.S. nga Bujanoci, i cili udhëton me makinën e tij së paku tre herë në javë për në Gjilan, thotë se tani më do të jetë e papërballueshme për te të udhëtojë në këtë relacion.

Uji Dea

“Deri më tani kamë shfrytëzuar rrugët alternative për të shkuar në Kosovë, atë të Dobrosinit dhe Breznicë, por për të mos i vendosë në pozitë të palakueshme edhe policinë e Kosovës kohë pas kohe kam bërë edhe pagesën e sigurimit në pikën kufitare në Konçul”, i tha Titullit A.S. i cili shprehet i zhgënjyer me këtë urdhëresë, që do ta ulë edhe mëtej frekuentimin e Gjilanit dhe komunave tjera të Kosovës nga shqiptarët e Luginës.

Fatin e njëjtë pa paguar sigurim nuk e kanë pasur edhe qytetarë tjerë të Bujanocit. Ata për një javë shfrytëzim të makinave të tyre në territorin e Kosovës janë detyruar të paguajnë nga 20 euro.

Ky vendim i Drejtorisë policore të Gjilanit do të izolojë edhe më tepër banorët shqiptarë të Luginës të cilët tradicionalisht kanë lidhje familjare në Kosovë, ndërsa me vendosjen e taksës së sigurimit për automjete vizitat janë reduktuar në masë të madhe.

Vlen theksuar se qytetarët serb me banim në Kosovë nuk paguajnë sigurim për automjete derisa në të njëjtën kohë përdorim dy palë targa, të Kosovës për të hyrë në këtë shtet si dhe ato të Serbisë kur kalojnë në këtë pjesë të Luginës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.