UBT

Policia e Kosovës mban ligjërata vetëdijësuese për sigurinë dhe parandalimin e dukurive negative tek nxënësit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës, përmes Njësisë Sektoriale dhe njësitit të Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese me temën “Siguria në Internet” në shkollën fillore “Don Bosko” në qytetin e Gjilanit.

Në këtë ligjëratë kanë marrë pjesë mbi 200 nxënës të klasave të gjashta dhe të nënta, të cilëve u janë trajtuar çështje që lidhen me sigurinë në internet, keqpërdorimet, ngacmimet dhe shantazhet online, si dhe mënyrat e parandalimit të këtyre dukurive. Po ashtu, nxënësit janë informuar për hapat që duhet të ndërmarrin në raste të tilla dhe për masat ligjore përkatëse.

Në kuadër të aktiviteteve parandaluese, Policia e Kosovës ka mbajtur ligjëratë edhe në shkollën fillore “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë, me temën “Dukuri negative në shoqëri dhe drogat”, ku kanë marrë pjesë nxënësit e klasave të shtata dhe të teta.

FIDANISHTJA

Personeli arsimor dhe nxënësit e të dyja shkollave kanë mirëpritur këto ligjërata, duke i vlerësuar ato si të dobishme dhe informuese, me theks në rritjen e njohurive dhe vetëdijesimit të të rinjve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e aktiviteteve parandaluese dhe në bashkëpunimin e ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe ndërgjegjësimit të të rinjve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.