Mobi Casa

Policia e Kosovës kap 350 kg drogë, arreston 5 persona

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikut me Narkotikë ka konfiskuar rreth 350 kilogramë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona.

Mobi Casa

Gjithashtu, sipas policisë, në këtë aksion janë konfiskuar edhe armë dhe para. Sipas tyre, operacioni është zhvilluar në disa lokacione të rajonit të Prizrenit dhe Ferizajt.

Për aksionin në fjalë, Policia e Kosovës sot ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të jetë i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Bajram Rexhepi.