Policia e Kosovës ka mbajtur ligjërata vetëdijesuese kundër “Bullizmit dhe dukurive tjera negative”

Gjilan – Në shkollën “Nazim Hikmet” në fshatin Miresh është realizuar ligjërata vetëdijesuese me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta të shkollës fillore “Nazim Hikmet”, në fshatin Miresh komuna e Gjilanit.
Temat kryesore kanë qenë: “Dukuritë Negative në Shoqëri-Bullizmi”. Në ligjëratë kanë marrë pjesë rreth 50 nxënës, ndërsa në asistim të shtjellimit të kësaj lënde ka qenë edhe mësimdhënësi i edukatës qytetare.
Nxënësit kanë pasur rastin të parashtrojnë pyetje dhe të marrin njohuri rreth këtyre temave. Policia e Kosovës është e përkushtuar për një ambient prosperues për të gjithë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/