Eko Higjiena

Policia e Kosovës i bashkëngjitet aksionit “Qyteti i Kamenicës si qytet i gjelbërt dhe i pastër”

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Policia e Kosovës (PK) në kuadër të aktiviteteve “Policimi në Bashkësi” me 20 maj 2021 kanë pranuar ftesë nga Komuna Kamenicë konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkërendim me “Ambasadën Amerikane” me 22 maj 2021 prej orës 09:00 të bashkohet në aktivitet vullnetar organizuar në Qytetin e Kamenicës për pastrimin e lumit “Kriva Reka”, për promovim të Qytetit të Kamenicës si “Qytet i gjelbërt, si dhe vetëdijesim i qytetarëve për një ambient të pastër”.

Aktivitetit i janë bashkangjitur Policia e Kosovës (PK), Zyrtar Komunal të Kamenicë, KFOR-i, Shoqëria Civile edhe Policia e Kosovës, gjithnjë në Respektim edhe të masave mbrojtëse kundër Pandemisë Covid-19.

Uji Dea

Aksioni ka përfunduar 12:00 dhe ka pas përkrahjen e shumë subjekteve dhe ka qenë i mirëpritur thuhet ne njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/