Fundamenti

Policia e Kosovës gjatë një bastisjeje në fshatin Mogillë gjen rreth 28 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjilan, pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull kosovar është duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me kryerjen e një bastisje dhe gjetjen e një sasie të bimëve të lartcekura.

Me datën 26.06.2024 DHTN, Gjilan pas njoftimit të prokurorit kompetent dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisje rreh 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres së bimës Kanabis Sativa në gjatësi rreth 3 metra.

Mobi Casa

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 bimë (mostra), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë “procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa“.

Në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti të ndalohet për 48 orë, derisa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me procedurat e mëtejme hetimore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.