Uji Dea

Policia e Kosovës duhet sa më parë të jetë e pranishme me patrullim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në takimin e djeshëm me zyrtarë të KFOR-it të mbajtur në Karaçevë u bisedua për problematikat e këtij fshati ndërsa tema bosht ishte problemi i kamotshëm i kufirit diskutabil mes Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast zyrtarë të KFOR-it u njoftuan nga përfaqësues të Bashkësisë lokale me sfidat e pasigurisë në këtë zonë buzë kufirit Kosovë – Serbi, ndërsa banorët lokal e konsiderojnë shpresëdhënëse praninë e KFOR-it në vendin tonë si një trupë paqeruajtëse.

Zyrtarë të Bashkësisë Lokale dëshmuan me fotoargumente hyrjen e forcave militare serbe në Kosovë, përkatësisht në fshatin Karaçevë. Lidhur me këtë, Karaçevasit kanë kërkuar mbështetje nga ana e KFOR-it që të jenë zëri i arsyes kurse patrullat policore të Kosovës të jenë të pranishme të cilat shtojnë shpresën për sigurinë e banorëve lokal. Hyrja e forcave militare serbe në vendbanimet shqiptare është e shpeshtë dhe krijojnë shqetësime dhe tensionon situatën në vendin tonë.

GRANDEMALL

Rruga e asfaltuar në hyrje të fshatit Karaçevë e Poshtme është bërë vend i pasigurtë, ndërsa në secilin çast policia dhe xhandarmëria serbe mund të jetë e pranishme dhe të shkaktojë probleme për qytetar të vendit.

Nga ky takim zyrtar mes KFOR-it dhe zyrtarit të BL Karaçevë u mboll shpresa se faktori relevant lokal i sigurisë publike, Policia e Kosovës duhet që sa më parë të jetë e pranishme me patrullim dhe të eliminohen barrierat e mundshme përgjatë rrugës së asfaltuar e cila të shpie drejt qendrës së fshatit Karaçevë e Poshtme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.