ARKATANA

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente ka siguruar prova të besueshme dhe të dhëna zyrtare për përfshirje të dy personave të dyshuar në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas veprimeve të ndërmarra dhe provave të siguruara dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i caktuar si bibliotekist në një shkollë, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohore nuk është paraqitur në vendin e punës, në ndërkohë që ka përfituar paga mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Në periudhën kohore prej vitit 2023 e deri në Tetor të vitit 2025, i dyshuari i lartcekur ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 19,067.69 euro, me ç ‘rast ka shkaktuar veprën penale të “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” i KPRK-së.

ARKATANA

Ndërsa i dyshuari i dytë mashkull kosovar, në cilësinë e personit zyrtar, nuk ka raportuar mungesën e të dyshuarit në punë pranë autoriteteve kompetente, duke mundësuar kështu vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore, me ç ‘rast i njëjti po ashtu ka shkaktuar veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të dy të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Sipas burimeve tona të dyshuarit janë Stefan Stojanoviq nga Bostane e Artanës dhe Jugosllav Stankoviq nga Graçanica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.