Mobi Casa

Policia e komunitetit mban ligjëratë vetëdijësuese për sigurinë me nxënësit në Dobërçan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në ambientet e Shkolla Fillore e Mesme e Ulët Nazim Hikmet në Dobërçan është zhvilluar të premten një aktivitet informues me nxënësit, i organizuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e policisë së komunitetit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për sigurinë dhe bashkëpunimin me institucionet e rendit.

Në këtë takim morën pjesë zyrtarët policorë të komunitetit, Sami Robelli dhe Adile Shabani Shkodra, të cilët prezantuan para nxënësve rolin dhe funksionin e policisë së komunitetit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve, shkollës dhe policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Gjatë ligjëratës, nxënësit u informuan për tema që lidhen me sigurinë në shkollë dhe në komunitet, parandalimin e dukurive negative dhe mënyrat e raportimit të rasteve që cenojnë sigurinë publike. Aktiviteti u karakterizua nga një diskutim i hapur, ku nxënësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të ndajnë mendimet e tyre për çështjet e trajtuara.

ARKATANA

Drejtori i shkollës, Fadil Shabani, vlerësoi lart bashkëpunimin me policinë e komunitetit, duke theksuar se aktivitete të tilla kontribuojnë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për sigurinë dhe përgjegjësinë qytetare.

Ky aktivitet ishte realizuar me kërkesë të arsimtarit të edukatës qytetare dhe njëherësh Koordinatorit për Sigurimin e Cilësisë në shkollë, Rexhep Arifi, ndërsa takime të ngjashme pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për forcimin e sigurisë në komunitet ka njoftuar Rexhep Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.