Policia e Gjilanit synon ngritjen dhe sigurinë për të gjitha komunitetet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet Policia në Komunitet të enjten kanë mbajtur takimin e radhës me Këshillin për siguri publike të Lagjes “Avdulla Presheva” këtu në Gjilan, ku është diskutuar rreth qeshtjes së sigurisë në lagje dhe janë diskutuar plane dhe projektet për të ardhmen.

Anëtarët e këtij Këshilli për siguri janë pritur edhe nga Komandanti i sapo emëruar Major Alban Ramushi i cili të pranishmëve u ka premtuar mbështetje dhe përkrahje të gjithanshme nga ana e Policisë së Kosovës, stacioni policor i Gjilanit.

Uji Dea

Edhe anëtarët e këshillit nga ana e tyre janë zotuar se do të jenë pjesë e pandashme në përpjekjet për të mbështetur dhe quar përpara Strategjinë Policimi në bashkësi, dhe të gjitha aktivitetet tjera që kanë synim përparimin dhe ngritjen e sigurisë për të gjitha komunitetet e Komunës sonë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/