FITORJA

Policia e Gjilanit shton angazhimet në zbatim të Vendimit të Qeverisë për respektim të masave anti Covid -19

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të vendimit të fundit të qeverisë së vendit për masat anti Covid-19, për zbatimin e masave të parapara zyrtarët policorë të DRP në Gjilan kanë shtuar angazhimin dhe aktivitetin në terren për zbatimin e masave të parapara me vendimin e fundit të qeverisë.

Duke u bazuar në Urdhrin Operativ për parandalim dhe reagim ndaj pandemisë COVID-19, në të gjitha (shtatë) komunat e Rajonit të Gjilanit, Policia e Kosovës ka shtuar masat veçanërisht në hapësirat ku ka frekuentim më shumë të qytetarëve si në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare, kontrollet taksistëve, transportin e udhëtarëve me autobusë, transportues tjerë ekonomik.

Angazhimet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan do të vazhdojnë dhe bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe evitimin e përhapjes së pandemisë e cila ditëve të fundit ka pasur një përhapje tejet të madhe edhe në rajonin e Gjilanit.

FIDANISHTJA

Drejtoria Rajonale në Gjilan, apelon tek qytetarët që të respektojnë këto masa si dhe masat tjera të parapara në vendimin e fundit të Qeverisë si dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor në mënyrë që së bashku të parandalojmë dhe ta përballojmë pandeminë me më pak pasoja për shëndetin e përgjithshëm të popullatës sonë. V

len të ceket se nga ora 08:00 deri ne ora 16:00 janë shqiptu njëqind (100) fletëparaqitje përkatëse edhe tri vërejtje (3 )vërejtje ndaj të gjithë personave të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore të parapara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit rikujton qytetarët me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës nga sot 30 gusht 2021, nga ora 22:00 deri në ora 05:00, kufizohet qarkullimi i qytetarëve Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit njofton bazuar në vendimet e institucioneve vendore dhe ligjeve në fuqi do të ndërmerr edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.