Fundamenti

Policia e Gjilanit shqipton 1685 gjoba për kundërvajtje, hetohen 61 aksidente të komunikacionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 29.07.2022 – 04.08.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: njëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë (1685) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë (rripit) etj.

Gjatë kësaj jave nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementim i Planeve Operative “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor” janë ndërmarr aktivitete:
• Hetim i gjashtëdhjetë e një (61) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i njëzet (20) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar njëzet e pesë (25) patentë shofer;
• Shqiptim i njëzet e tetë (28) kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave.

GRANDEMALL

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.