ARKATANA

Policia e Gjilanit shënon 27-vjetorin e Policisë së Kosovës me aktivitete për komunitetin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, veçanërisht me fëmijët dhe të rinjtë.

Aktivitetet janë zhvilluar në kuadër të projektit “Rreze drite në emblemën time”, përmes të cilit Policia synon të afrojë më tej qytetarët me punën dhe misionin e saj.

Në kuadër të projektit është organizuar aktiviteti “Porta e hapur”, gjatë të cilit nxënës, staf i shkollave, zyrtarë institucionesh dhe qytetarë kanë vizituar stacionet policore. Ata kanë pasur mundësi të njihen nga afër me punën e zyrtarëve policorë, si dhe me pajisjet dhe teknologjitë që përdoren për garantimin e sigurisë.

Aktivitete të veçanta janë zhvilluar edhe për sigurinë në trafikun rrugor, përmes patrullimeve të përbashkëta me nxënës, me qëllim përcjelljen e mesazhit se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

Fundamenti

Po ashtu, janë mbajtur takime me Këshillat Lokale për Siguri në Bashkësi (KLSP), me fokus në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me komunitetin, si dhe në shpërndarjen e materialeve informuese.

Policia e Kosovës, e cila për 27 vite ka qenë e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, synon që përmes këtyre aktiviteteve përvjetori të shërbejë edhe si mundësi për një afrim më të madh me komunitetin.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shprehur mirënjohje për qytetarët, institucionet, shkollat, mësimdhënësit, nxënësit dhe partnerët e sigurisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.