FIDANISHTJA

Policia e Gjilanit me poster vetëdijësues për situatat emergjente

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të strategjisë “Policimi në Bashkësi”, policia e Kosovës është në implementim e sipër të Projektit “Siguria gjatë Sezonës Verore” e iniciuar nga Stacioni Policor në Gjilan respektivisht njësiti për Komunitete, ndërsa është mbështetur edhe nga OSBE.

Policia e Kosovës bashkë me faktorët tjerë relevantë KKSB-së, OSBE, KLSP dhe përfaqësues të disa fshatrave, dhe lagjeve të qytetit të Gjilanit, Drejtoria për Emergjencë dhe Shpëtim, Zjarrfikësit, FSK etj., mbështetur nga komanda e stacionit policor të Gjilanit, kanë identifikuar tri dukuri aktuale që përcjellin sezonin e Verës:
1. Evitimi i Rrezikut nga Pusetat (bunarët) dhe gropat e hapura dhe të mbushura me ujë.
2. Parandalimi i Zjarr-vënieve
3. Parandalimi i Përdorimit të Armëve gjatë Dasmave-Ahengjeve

Policia e Kosovës ka realizuar aktivitete në terren me qëllim të Identifikimit të hershëm të vendeve të rrezikshme që fëmijët mund ti përdorin për freskim,

ARKATANA

Kontakti i zyrtareve policor me Pronaret e Restoranteve dhe Hoteleve për tu njoftuar për Listën e Dasmave, njoftimi i tyre me projektin “Festo me zemër e jo me armë”, zero tolerancë për këdo që në ahengje përdorë armë, si dhe Kontakti me pylltarët dhe fermerët për Rastet e veçanta të zjarreve.

Me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellat në parandalim të këtyre dukurive Policia e Kosovës i thërret qytetarët dhe apelon te të gjithë që ndaj këtyre dukurive të jemi sa më bashkëpunues në mënyrë që sa më tepër të parandalojmë apo edhe mos të kemi raste ku rrezikohet jeta dhe prona e qytetarëve në tërë territorin e përgjegjësisë së Rajonit të Gjilanit.

Fushatës vetëdijesuese ia bashkëngjisim edhe një poster që identifikon dukuritë e cekura ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.