Fundamenti

Policia e Gjilanit: Kujdes si po festoni?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan ka bërë një apel drejtuar qytetarëve të Gjilanit të cilët duhet të kenë kujdes maksimal gjatë festimit të Vitit të Ri. Policia në veçanti ka tërhequr vërejtjen gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike nga ana e fëmijëve.

Policia e Gjilanit një natë para ndërrimit të mot moteve ka bërë apel që të kujdesen qytetarët veçanërisht gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.

Mobi Casa

Gjithashtu apelojmë tek prindërit e tyre që të përkujdesen dhe t`i ndihmojnë fëmijët e tyre gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike, njëherit apelojmë tek vozitësit të cilët pa marrë parasysh arsyen gjenden në rrugë apo ju duhet të udhëtojnë me makinat e tyre të jenë të kujdesshëm dhe të mos konsumojnë alkool. /rajonipress/