Policia e Gjilanit dhe 40 nxënës multietnik vizitojnë Komandën e KFOR-it turk

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës, njësia për komunitet në bashkëpunim me DKA dhe KFOR-in turk me seli në Gjilan kanë organizuar vizitë në kampin turk “Sulltan Mehmet” në Prizren për 40 nxënës multietnik nga klasat e VII-VIII të komunës së Gjilanit.

Qëllimi i kësaj vizite ka qen që nxënësit e të gjitha komuniteteve të bashkohen për të vizituar një qendër të sigurisë siç është KFOR-i në Kosovë dhe njëkohësisht të njoftohen më për së afërmi me punën e tyre.

Eco Higjiena

Gjatë vizitës nxënësit janë mirëpritur nga KFOR-i turk si dhe janë njoftuar me ambientin e qëndrimit dhe të punës që bëjnë ushtarët e KFOR-it. Nxënësit janë ndarë shumë të kënaqur me mikpritjen e KFOR-it duke treguar edhe njëherë gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ne, duke na përkrahur dhe bashkëpunuar veçanërisht me gjeneratat e reja njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/