Mobi Casa

Policia dhe komuna do të luftojnë sjelljet devijonte në shkollat e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Lidhur më këtë çështje ka folur edhe Komandanti i Policisë, Florim Klaiqi. Ai theksoi se Policia është e gatshme të ofroj bashkëpunim në trajtim të rasteve dhe në zgjidhjen e këtij problemi.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi, dhe të tjerë.

Në rend dite për diskutim ishin këto pika:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Angazhimi në parandalimin e sjelljeve devijante në shkollat e komunës sidomos në ato të arsimit të mesëm;
  3. Të ndryshme.

Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar foli për rëndësinë e parandalimit të sjelljeve devijante në shkolla.
“Kësaj çështje duhet t’i japim rëndësi dhe seriozitet të madh. Andaj kërkoj që në parandalimin dhe luftimin e sjelljeve devijante në shkolla të përfshihen të gjithë akterët duke dhënë kontributin e tyre. Ta kemi prioritet dhe t’i trajtojmë të gjitha problemet që sjellin raste të tilla”, ka thënë ai.

Uji Dea

Lidhur më këtë çështje ka folur edhe Komandanti i Policisë, Florim Klaiqi.

Ai theksoi se Policia është e gatshme të ofroj bashkëpunim në trajtim të rasteve dhe në zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërsa Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi ka paraqitur rëndësinë e psikologëve dhe pedagogëve në shkolla lidhur me trajtimin e sjelljeve devijante.

Ai ka kërkuar që të shtohet numri i tyre në mënyrë që të jenë sa më të menxhueshme rastet e sjelljeve devijante./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.