Uji Dea

Policia arreston hajnat që operuan në qytetin e Vitisë, cak i tyre shtëpitë private dhe kioskat

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet hetuese nga stacioni Policor i Vitisë me 3 nëntor 2017 në vazhdim të hetimeve të rasteve, vepra penale “vjedhje dhe vjedhje të rënda” kanë arritur që ditëve të fundit t`i zbulojnë një zinxhirë prej tetë (8) raste të “vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda” në të cilat raste janë vjedhur gjera të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme në Viti dhe rrethinë.

Cak i vjedhjeve kanë qenë: Katër (4) shtëpi private. Tri (3) kioska për shitjen e mallit dhe
një (1) shitore ushqimore.

Policia e Kosovës njësitet hetuese nga stacioni Policor i Vitisë kanë arritur që t`i identifikojnë dhe arrestojnë si të dyshuar në këto raste një person madhor të gjinisë femërore, Shqiptare Shtetase e Kosovës, si dhe tre (3) persona të mitur të cilët në bashkëveprim dyshohet t`i kenë kryer veprat e lartcekura.

Uji Dea

Në të gjitha fazat e hetimit të rasteve është njoftuar prokurori pranë departamentit për të mitur, si dhe Qendra për punë sociale në Viti si dhe avokatët mbrojtës sipas detyrës zyrtare për personat e mitur.

Disa nga gjërat e vjedhur janë gjetur dhe janë konfiskuar, si dhe u janë kthyer pronarëve legjitim.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit paraqiten kallëzimet penale për katër (4) të dyshuarit, me vendim të prokurorit rastet në procedurë të rregulltë procedohen në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/