UBT

Policia arreston falsifikatorët e aksidenteve të inskenuara

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale pas një pune të gjatë hetimore në lidhje me dyshimet e bazuara për aksidentet e ndodhura në territorin e Republikës së Kosovës, kanë ndërmarrë një mori veprimesh operative (taktike/teknike), për të arritur në gjetjen dhe identifikimin e të gjithë personave të inkriminuar në veprat penale “Legalizim i Përmbajtjes së pavërtetë” dhe “Manipulimi me prova”.

Hetimi në lidhje me këto ngjarje-dukuri që lidhen me aksidente të inskenuara (fiktive) të shkaktuara-përgatitura nga të dyshuarit E. D.(1988) femër shtetase e Kosovës si dhe të dyshuarit e poshtë shënuar që të gjithë meshkuj Shqiptar shtetas të Kosovës:
D.D. (1983
A.D. (1987
E.S. (1980)
S.S. (1971)
S.S. (1985)
B. L. (1986)
A.A. (1990)

Ngjarjet janë zhvilluar në periudha të ndryshme kohore, por me fokus të veçantë prej vitit 2014 e tutje, ku kemi të përfshirë të dyshuarit në dhjetëra aksidente, ku disa prej tyre janë të përfshirë edhe deri në tridhjetë (30) aksidente (për person). Hetimi është zhvilluar në bashkëveprim me Prokurorin Themelore në Gjilan dhe në kuadër të veprimeve hetimore janë mbledhur të gjitha provat materiale të aksidenteve të regjistruara në këto lokacione si : Gjilan, Prishtinë, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Pejë, Gjakovë dhe Prizren.

United Hospital

Pas analizës së materialeve është arritur të identifikohen të dyshuarit e lartshënuar dhe po ashtu është konstatuar lidhja familjare e disave prej tyre dhe njohja shoqërore.

Sot më 23 maj 2017 janë intervistuar të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës, ku të njëjtit pranojnë veprat penale të kryera dhe mbështesin pjesën dërmuese të aksidenteve të ndodhura si të inskenuara dhe të planifikuara paraprakisht. Dhe shumat e përfitimit janë sjellur për person nga 100 Euro kur kemi të bëjmë me aksidente të inskenuara të natyrës së rëndomtë (mes dy automjeteve) deri në 400 Euro kur kemi të bëjmë me aksidente të inskenuara gjoja me lëndime trupore. Bazuar në dokumentimin e më sipërm Prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin ndaj shtatë të dyshuarve në afat prej 48 orësh, ndërsa e dyshuara po ashtu e involvuar në këto veprime lirohet në procedurë të rregullte. Hetimet do të zgjerohen edhe në drejtim të të dyshuarve të tjerë të implikuar në veprat e ngjashme penale të po të njëjtës natyrë në lidhje me aksidentet e inskenuara.

Hetimet janë duke u kryer nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale Drejtoria e Policisë së Kosovës në Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.