Eko Higjiena

Policia apel qytetarëve – mos atakoni pronën kulturore e fetare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas dëmtimit të varrezave në fshatin Kllokot dhe dëmtimit të përmendores së luftës së dytë botërore në Viti, i bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Anamoravës që mos të ndërmarrin akte individuale ndaj pronës dhe trashëgimisë kulturore e fetare të asnjë komuniteti në Kosovë thuhet në apelin e Shaban Azizit zëvendësdrejtor rajonal në policinë e Gjilanit.

Azizi përmes një apeli drejtuar qytetarëve ka thënë se qytetarët duhet t`i lenë hapësirë institucioneve që të merren me çështjet për të cilat ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre e cila lidhet drejtpërdrejte me situatën në Preshevë.

Uji Dea

Shaban Azizi ka përkujtuar qytetarët se çdo akt kundër pronës dhe trashëgimisë në Kosovë do të shkaktojë shpenzime të buxhetit për të rinovuar të gjitha dëmet e shkaktuara, institucionit të zbatimit të ligjit do t`i marrin kohë të çmuar në hetimin e këtyre rasteve dhe do t`i shkaktojnë pengesë në ofrimin e sigurisë për çdo qytetarë kurse në reputacionin ndërkombëtare do ta paraqesin Kosovën si vend të pa sigurt ku atakohet prona, trashëgimia dhe liritë themelore qytetare./rajonipress/