UBT

Polici e plagos rëndë doganierin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Vermicë të Prizrenit ka ndodhur një plagosje me pistoletë me ç’rast pjesëtar i policisë A. B, ka shtënë në drejtim të pjesëtarit të Doganave te Kosovës N. G, të cilin e ka plagosur duke e qëlluar në abdomen. I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është e rëndë.

Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate policia rajonale e Prizrenit, ku thuhej se plagosja ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Vermicë të Prizrenit në vendin e quajtur “Te Gurra”.

“I dyshuari A. B, pjesëtar i PK-ës i cili ishte në detyrë zyrtare ka shtënë në drejtim të viktimës N. G. pjesëtari i Doganave të Kosovës, i cili ishte jashtë kryerjes së detyrës zyrtare dhe e ka plagosur rënd duke e qëlluar në abdomal”, thuhet nw komunikatw.

KKVITI

I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është e rëndë. Kurse, sipas hetimeve fillestare, ngjarjes i ka parapri një zënkë e çastit në mes pjesëtarit të policisë dhe djalit të viktimës e cila zënkë ka rezultuar me plagosjen e viktimës. Të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes janë kryer nga hetues policorë dhe krim teknika nën mbikëqyrjen e prokurorit i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor të Kosovës (IPK) të cilët gjithashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë për të cilën dyshohet se është e përfshirë në rast”