FITORJA

Polici dënohet për 5 euro ryshfet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mile Filipoviqi, nga Ranillugu, është dënuar me 6 muaj burgim, me kusht, pasi në tetor 2003, rreth orës 20, derisa ishte në detyrë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” afër Kamenicës, në cilësi të personit zyrtar – polic i SHPK-së, iu kishte kërkuar tre shqiptarëve nga 5 euro.

Gjykata Komunale në Kamenicë e ka dënuar Mile Filipoviqin, nga komuna e Ranillugut, polic i pikës kufitare Kosovë – Serbi, për shkak të veprës penale “Marrje e ryshfetit në tentativë”. Ai u dënua me 6 muaj burgim, me kusht që brenda një viti të mos kryejë vepër penale tjetër, transmeton gazeta JNK.

Sipas aktakuzës, Filipoviqi më 9 tetor 2003 , rreth orës 20, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” , në Kamenicë, në cilësi të personit zyrtar – polic i SHPK-së, gjatë kryerjes së veprimit zyrtar, ka kërkuar nga të dëmtuarit Agim Krasniqi nga Prishtina, dhe Adrian Kadriu e Lindita Azizi nga Gjilani, nga 5 euro.

Mobi Casa

Por, të dëmtuarit nuk ia japin parat dhe rastin e lajmërojnë në polici. Gjykata pas dëgjimit të të dëmtuarve, në cilësi të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, e shpalli fajtorë Filipoviqin dhe i shqiptoi dënim me burgim prej 6 muajsh, me kusht, për një vit.

Kundër këtij aktgjykimi, prokurori dhe i dënuari kanë paralajmëruar ankesë./rajonipress/koha/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.