Hidromorava

Policëve u ndalohet Facebook-u

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Raportimet e fundit se Policia e Kosovës nuk guxon të hetojë persona të caktuar si dhe rasti i vjedhjes së dhomave të dëshmive në Pejë e kanë shtyrë menaxhmentin e policisë të kujdeset për imazhin dhe punën të cilën e kryejnë policët e Kosovës. Kjo përfshin edhe paraqitjen e tyre në mediat sociale.

Në një grup të krijuar në facebook me emrin Policia e Kosovës – Njësia Speciale, që ka rreth 3,300 anëtarë, mund të kuptohet nga është blerë një qen i njësisë K9 të Kosovës dhe ku është trajnuar.

Aty mund të shihen policë në operacione dhe aktivitete të tjera të tyre, ndërkohë që ndonjë komentues edhe i identifikon ata. Në to janë të postuara shumë fotografi, në mesin e tyre edhe nga trajnimet apo edhe raste kur zyrtarët i ekspozojnë armët dhe pajisjet e PK-së.

Në një kuptim facebooku është shfrytëzuar kështu për përmirësimin e imazhit të Policisë së Kosovës. Përveç kësaj, shumë hetues kanë treguar se si kanë gjurmuar të dyshuarit për informacion pikërisht përmes rrjeteve sociale.

Por pasi shkarkoi përkatësisht ia ndërroi vendet e punës disa eprorëve të Policisë së Kosovës, menaxhmenti policor ka lëvizur që të ndalojë qasjen e të gjithë zyrtarëve në rrjetet sociale. Të paktën kur janë në punë.

Shumë policë kosovarë nuk kanë mundur të hyjnë prej mesit të javës së kaluar në llogaritë e tyre në Facebook, një veprim që ka për qëllim të rris performancën e tyre në punë por ndoshta edhe sigurinë e tyre personale dhe të informacionit policor.

ARKATANA

Vendimi nuk është pritur mirë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kur kishin klikuar në këtë faqe u kishte dalë njoftimi se ajo faqe nuk mund të hapet nga kompjuterët e policisë. Ky disponim është vërejtur në statusët e disa zyrtarëve policorë pasi ata kanë shkuar dhe janë aktivizuar në shtëpi.

Pjesëtarët e policisë janë të njohur për aktivitetin e tyre në rrjetet sociale. Një pjesë e madhe e policëve dhe eprorëve të tyre kanë të hapura profile të tyre në Facebook.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu, nuk ka dashur të komentojë kur është pyetur nga gazeta nëse Policia e Kosovës ka marrë vendim për ta ndaluar qasjen në Facebook nga zyrat e Policisë së Kosovës.

“Postimi ne Facebook është çështje private e çdo polici”, ka thënë Sadriu.

Por së paku tri burime policore i kanë treguar gazetës se qasja në mediat sociale, gjatë orarit të punës, iu është pamundësuar javën e kaluar.

Një numër institucionesh tjera publike, po ashtu e kanë të bllokuar qasjen në mediat sociale.(gazetajnk.com)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.