Policët dhurojnë vullnetarisht gjak në stacionin policor në Viti

Viti – Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të policisë Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut në Prishtinë kanë organizuar sot në lokalet e stacionit policor të Vitisë dhënien vullnetare të gjakut.
Policët dhe stafi udhëheqës i policisë së Kosovës në Viti i janë përgjigj kësaj thirrje me moton: “Dhuro gjak, shpëto jetë!” ku një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të policisë kanë dhuruar gjak. Ky aksion me karakter humanitar po gjenë përkrahje të gjerë te eprorët, policët dhe stafi civil brenda strukturave të Policisë së Kosovës edhe këtu në stacionin Policor të Vitisë, dhe stacionet tjera në kuadër të drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan./rajonipress/