Polic e inspektor do të kujdesen për parkingjet dhe trotuaret

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Hysen Jerliu ka takuar Nazif Hajrizin e policisë ku si problem është paraqitur ndalja e autobusëve në rrugë, në drejtim të shkollës së mesme në Kamenicë, e që u vlerësua si shumë e rrezikshme për jetën e qytetarëve, po ashtu shtimi i taksistëve pa licencë, si dhe ardhja e taksistëve nga komuna e Gjilanit, si dhe çështja e kafiterive si dhe krijimi i zhurmës, pas orarit të paraparë.

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientin, ka mbajtur një takim me përfaqësues të policisë, stacioni në Kamenicë si dhe drejtorin e drejtorisë së Inspektoratit. Në këtë takim u bisedua për çështjen e sigurisë së qytetarëve. Hysen Jerliu, tha se ne me policinë kemi një bashkëpunim shumë të mirë, mirëpo, në drejtorinë tonë janë disa ankesa nga ana e qytetarëve, lidhur me parkimin e veturave në trotuare e sidomos gjatë sezonit dimëror.

Komandanti i Policisë në Kamenicë Nazif Hajrizi, tha se bashkëpunimi nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj as edhe në të ardhmen. “ Në këtë fundvit për shkak të festave është shtuar përdorimi i mjeteve piro teknike, e sidomos tek fëmijët “ tha Hajrizi.

Gjatë këtij diskutimi, si problem tjetër u paraqit edhe ndalja e autobusëve në rrugë, në drejtim të shkollës së mesme në Kamenicë, e që u vlerësua si shumë e rrezikshme për jetën e qytetarëve, po ashtu shtimi i taksistëve pa licencë, si dhe ardhja e taksistëve nga komuna e Gjilanit, si dhe çështja e kafiterive si dhe krijimi i zhurmës, pas orarit të paraparë.

RCCOLA

Shefi i sektorit për Operativë, stacioni në Kamenicë Mustafë Dervodelli, tha se ne fillimisht do t’i njoftojmë drejtuesit e autobusëve, dhe nëse ata nuk i përmbahen paralajmërimit ne do të marrim masa ligjore. “Po ashtu, ne do të shtojmë numrin e policisë në bashkëpunim me inspektorët, në mënyrë që të vetëdijesohen qytetarët për mos parkimin e veturave në trotuare”.

Drejtori i Inspektoratit Muhamet Thaçi, tha se sa i përket trotuareve ne do të shtojmë numrin e inspektorëve, që të mbikëqyrin të gjitha veturat që mos të parkohen në trotuare dhe bashkëpunimi nuk do të mundojë.

Në fund të takimit u dakorduan që të jetë bashkëpunimi edhe më i madh mes drejtorive dhe policisë së Kosovës, stacioni në Kamenicë, e njëherit u tha se do të merren masa strikte tek ata të cilët parkojnë veturat në trotuare, autobusëve në vende të palejueshme si dhe tek ata që bëjnë shitjen e mjeteve piro teknike tek fëmijët./rajonipress/