ARKATANA

Pogragja qind për qind me Lutën, e falënderojnë për realizimin e projekteve jetike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij, mori pjesë në takimin bashkëbisedues me strukturat e nëndegës së LDK-së në Pogragjë, në të cilën gravitojnë edhe fshatrat, Sllubicë, Llovcë, Kokaj, Stublinë e Bilinicë.

Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Pogragjë, Qamil Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit, duke ia rikonfirmuar besimin e madh për mandatin e pestë, në garën e 17 tetorit.

“Pogragja e ka marrë epitetin e fshatit model fal punës dhe përkushtimit të kryetarit Haziri. Faleminderit për realizimin e të gjitha projekteve jetike. Pogragja qind për qind e mbështet Lutën”, ka thënë Rexhepi.

Hidromorava

Ndërsa, kryetari Haziri falënderoi strukturat dhe qytetarët e Pogragjës për këtë përkrahje.

“Pogragja e ka historinë e vet të madhe, pasi njerëzit e saj kanë dhënë kontribut të madh në avancimin dhe përparimin e qytetit tonë. Ne edhe pak javë e zgjidhim edhe problemin e ujit dhe përfundimin e rrugëve të mbetura, të cilat janë shtyrë si pasojë e pandemisë. Ndërkaq, do ta shndërrojmë kalanë e Pogragjës në qendër rekreacioni, sikurse që do t’i japim zgjidhje përfundimtare trajtimit të lumit Morava përmes Impiantit të ujërave të zeza. Do ta mbështesim, po ashtu, edhe rritjen e fondeve të bagëtive për Sllubicën, Llovcën, Kokajt, dhe Stublinën, si zona të rëndësishme të zhvillimit të kësaj veprimtarie. Ju faleminderit shumë!”, deklaroi Haziri.

Mesazhin e fitores e ka dhënë edhe kandidati për Asamble Komunale, Avdi Aziri, i cili në listën fituese të LDK’së garon me numrin 32.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.