ARKATANA

Pogragja masovisht me LDK, asnjë votë për Lëvizjen e Kuqe

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Edhe Pogragja, Llovca, Bilinica, Stublina, e Sllubica, i kanë bërë pritje madhështore kryetarit Lutfi Haziri dhe kandidatëve për deputet nga radhët e kësaj partie e të koalicionit, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi e Avdil Halimi.

“Pogragja gjithmonë madhështore. Faleminderit shumë për këtë masovitet. Pogragja dhe Karadaku janë historia e familjes sime. Burra e gra dëshmuan sonte se LDK në Gjilan dhe Anamoravë është unike, duke e lënë Lëvizjen e Kuqe pa asnjë votë sepse ne nuk besojmë në këtë ideologji”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë adresimit para të pranishmëve.

“Rivalët po rrallohen përditë. Ju, që e mbështesni masovisht LDK-së jeni ‘fajtorë’. Ata asnjë klasë prej 20 vetave nuk po mund ta mbushin. Sonte ju e dëshmuat mbështetjen e fuqishme për LDK’në dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, për sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe integrime euroatlantike”, shtoi Haziri, për të vlerësuar lartë kandidatët e LDK’së nga Gjilani e Anamorava.

Kurse, duke folur para të pranishmëve, kandidatja Lirije Kajtazi është shprehur se edhe sot në Pogragjë po e përmbledhim mozaikun e pikturës së madhe të fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Ju i keni dy mundësi se kujt t’i besoni: atyre që dinë me gjetë miq, apo atyre që i humbin ata që na i la trashëgim presidenti Ibrahim Rugova. Padyshim që ju do t’i besoni LDK-së”, ka deklaruar Kajtazi.

Kandidati, Imet Rrahmani, ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen kaq masovike, duke thënë se sa më shumë që po i afrohemi ditës së zgjedhjeve, aq më shumë po rritet përkrahja për partinë e Ibrahim Rugovës. “Ju ftoj që më 11 qershor, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi dhe të votoni numrin 16 dhe kandidatët tanë”, tha Rrahmani.

Hidromorava

Ndërsa, Valentina Bunjaku Rexhepi, pasi i ka falënderuar banorët e kësaj ane për mbështetjen e madhe, theksoi se në listën e LDK keni mundësi t’i zgjedhni njerëzit më të mirë të listës së LDK. “Faleminderit për angazhimin dhe përkrahjen kaq të madhe. Unë e di që e tërë Pogragja është LDK”, tha Bunjaku Rexhepi.

Kandidati Isa Agushi, para simpatizantëve të LDK-së së asaj ane, ka pohuar se luftëtarët e sinqertë e të shkolluar gjenden në LDK. “Krahu i territ ka komanduar jashtë kodre, prej Tiranes, e ne kemi qenë në front të luftës”, tha Agushi.

Bajrush Ymeri, kandidat i LDK-së nga Artana, theksoi se pozitat e mëhershme që i ka mbajtur, i ka përfunduar faqebardhë, prandaj edhe ka kërkuar votën e mbështetësve të LDK-së për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Avdil Halimi, nga koalicioni i LDK-së, kërkoi në këtë tubim që të votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës për një shtet ligjor, për t’ia kthyer njerëzve dinjitetin e nëpërkëmbur nga rivalët./rajonipress/

Mund të ju interesoj: