UBT

Pogragja: Do ta gjunjëzojmë borxhliun

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jabanxhinjtë po mendojnë që gjysmë milioni banorë do t’i shërbejnë atyre dhe t’ua marrin paratë sikur ndodhi për gjashtë vite. Por nuk ka më mundësi që ata të vijnë këtu e të sillen e të kërcënojnë me lista, duke kërkuar kopje të letërnjoftimeve, e me shantazhe. Vokacioni i asaj partie është shantazhi. Mirëpo, qysh ua kemi hequr stupcin, qashtu do t’ia heqim edhe hajninë. Qytetarët më nuk mashtrohen ka thënë Lutfi Haziri.

Salla e shkollës fillore “Liria” në Pogragjë ishte e vogël për t’i zënë të gjithë mbështetësit e fituesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri.

Në tubimin e përbashkët me Llovcën dhe Bilinicën, përfaqësuesit e këtyre fshatrave pohuan se më 1 dhjetor do ta mposhtin bindshëm këtë borxhliun që e katandisi Gjilanin.

Kryetari Haziri fillimisht i ka falënderuar banorët e kësaj ane për përkrahjen e jashtëzakonshme.

Uji Dea

“Faleminderit që keni ardhur në mënyrë kaq madhështore sikur që ka qenë tubimi i mëhershëm. Pogragja është dalë fitues i madh si në kohën e Presidentit Rugova. Pogragja qysh e ka historinë e vetë, ka ditur të jetë bashkë me të djathtit. Ju faleminderit shumë çdo familjeje që më keni bërë krenarë”.

Më pas Haziri ka shtuar se ka kaluar koha kur gjilanasit i kanë frikësuar jabanxhinjtë sepse besimi i gjilanasve për vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës është kthyer sikur në kohën e artë të Presidentit Ibrahim Rugova.

“Borxhliu ka filluar të dërgojë ministra e zëvendëskryeministra e njerëz të SHIK-ut në Gjilan, por ashtu qysh kanë ardhur, ashtu do të kthehen, sepse me votimin masovik ju do t’i çoni n’shpi. Tashmë besimi i elektoratit në LDK është kthyer si në kohën e Rugovës. Gjilani, Pogragja e Anamorava do të dëshmojnë se rugovizmi është kthyer në Gjilan fuqishëm”.

“Jabanxhinjtë po mendojnë që gjysmë milioni banorë do t’i shërbejnë atyre dhe t’ua marrin paratë sikur ndodhi për gjashtë vite. Por nuk ka më mundësi që ata të vijnë këtu e të sillen e të kërcënojnë me lista, duke kërkuar kopje të letërnjoftimeve, e me shantazhe. Vokacioni i asaj partie është shantazhi. Mirëpo, qysh ua kemi hequr stupcin, qashtu do t’ia heqim edhe hajninë. Qytetarët më nuk mashtrohen. Ua keni treguar vendin më 3 nëntor, do t’ia tregoni edhe më 1 dhjetor”, tha njeriu që e ktheu shpresën në Gjilan. Ju lus që më 1 dhjetor të dilni sa më masovikisht, ta mbyllim këtë proces të gjatë e të lodhshëm zgjedhor në mënyrë të bardhë. Rugovizmi është kthyer falë çdo vote në Pogragjë dhe në çdo vend në Gjilan. Ne besojmë në Zot, familje e shtet dhe së bashku do t’ia dalim”, është shprehur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/