UBT

Poezia që paralajmëroi vdekjen e Podrimjës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vdekja e Ali Podrimjes duket një vdekje e paralajmëruar. Vargjet e fundit të tij të shkruara pak kohë para nisjes në Francë janë një meditim i thellë i poetit për jetën dhe vendlindjen e tij Kosovën. Në vargjet e fundit Ali Podrimja i thërret dhe djalit të tij që është ndarë prej kohësh nga jeta: “Ma jep besën, Lum Lumi, se nuk do të harrojmë vendlindjen”, shkruan portali “Shqiptarja”. Më poshtë po japim të plotë poezinë, të publikuar nga ky portal.

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris

gurin tonë aty do ta ngulim,

nuk do të na presë Teuta, Genti,

nuk do të na presë hordhi e egër romake,

nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;

ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve

te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,

do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine

vallet, këngët, baladat, përrallat,

vetëm fyellin do ta marrim

t’i biem kur të na rrokë malli,

Eco Higjiena

kur humbim në grumbullin e klosharëve,

të hijeve,

të minjve,

deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:

do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes

për kohët pis do të flasim me gishta,

nuk do të shkelim asnjë mizë,

nuk do të trembim asnjë zog,

nuk do të derdhim zjarr, vrer,

mbi kokë të njeriut,

Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi

as perëndive të krisura.

Ma jep besën, Lum Lumi,

se nuk do të harrojmë vendlindjen.