KKVITI

Poezia e poetit dhe shkrimtarit Mehmetali Rexhepi

/ 12 minuta lexim
KKVITI

Nga Nijazi Ramadani – Pas një periudhe të gjatë doli libri poetik i Mehmetali Rexhepit “VETULLAT E MAJËBORËS”, nga Shtëpia Botuese “Lena”, Prishtinë, 2021.

Krijimet poetike të poetit e shkrimtarit Mehmetali Rexhepit vijnë si letra, që kanë marrë formën si në sasi edhe në cilësi, për t’u botuar në një vëllim letrar mjaftë të gjerë. Sipas kriterit themelor, do të ishte mirë që arritjet poetike të cilitdo autori të vlerësohen drejt, pa përdorimin e gjuhës së shkruar me superioritet cilësimesh… Këtu kemi një vëllim që është vlerësuar nga kritika letrare, në këtë rast, në shkrimin e tij shoqërues të kritikut Prend Buzhala.

Prandaj, më me rëndësi do të ishte, që për botimin e këtij libri poetik, të shquhen prurjet e reja; çfarë ka sjellë diçka të veçantë ky autor, pra të shquash zë̈rin e tij të dalluar nga të tjerët. Poezitë̈ e Mehmetaliut në një masë të madhe e kanë lartësuar pjekurinë poetike. Si krijues ky poet vjen me një zë poetik origjinal; veçmas në drejtim të poezisë̈ së mishëruar me ndjenjën sublime të dhimbjes dhe kapërcimit të sfidave, ndërtimit të mrekullisë poetike në vargje; duke mos i vënë fre frymës postmoderne dhe larg konturave të realizmit ideologjik si reminishenca. “Jemi të njëjtët njerëz…” por, ka ardhur një̈ frymë e pleksur e trishtimit me të ëmbëlën, e cila e përshkon një pjesë të konsiderueshme të poezisë shqipe, me synimin për t’u kredhur e qetë në vetminë̈ krijuese.

Sidoqoftë, Mehmetaliu nuk mbetet vetëm te trishtimi dhe dhimbja krenare; ai nuk ndalet dhe nuk i kthen këto ndjesi në qëllim të vetvetes. Përkundrazi. Ka ngarendur paralelisht me to dhe një̈ frymë revolte, apo kundërshtie ndaj gjithçkaje pasive. Poeti nuk pranon të gënjejë veten, madje edhe ëndrrat e tij, idealet për kohën. Personazhet nuk i ka humbur, duke rënë në gjurmët e tyre të pakëndshme, sepse i veshë, i fisnikëron për plotësinë e tyre, si te poezia për Gjilanin dhe të tjera… Aty akceptohet fare ndryshe nga të tjerët drama e Gjilanit, por edhe përkushtimet për Beqir Musliun, Musa Ramadanin, Alush Canajn, Agim Ramadanin, Frederik Rreshpen, etj.

Poezia e një̈ krijuesi, që për shkak të rrethanave të robërimit të individit dhe të shprehjes së mendimit, që mund të ishte e viteve të shekullit të kaluar, ndonëse si libra panë dritën e botimit në fillim të viteve të ’90-ta, kur fatin e tij e pati edhe një përmbledhje imja, e botuar te “Jeta e Re” në Prishtinë; gëzimin e pata ndarë në dysh… Gëzimi vijoi të rikthehej te dy vëllimet me poezi, të cilat i vlerësoi kritiku Prend Puzhala.

Poezitë e këtij vëllimi të Mehmetali Rexhepit i lexova me vëmendje. Autorin e njoh dhe vlerësimi im për këtë vëllim, lidhet vetëm me mendimin dhe përshtypjet e formësuar gjatë leximit të tij. Rexhepi shkruan një̈ poezi me karakter të mbështetur me bazë reale, duke pasur vetveten si pikënisje të çdo situate krahasuese, e ndërtuar me një konstrukt të realizuar mirëfilli metaforik. Poezia e Tij është poezi e një̈ njeriu të lidhur fort me tokën, vendin, fatin krijues, në kërkim të një̈ realitetit tjetër-fare. Gjatë kërkimit të pareshtur ai lartësohet me frymën dhe, për këtë arësye poezia ka shumë meditim për realitetin ngaqë lidhet me besimin për ngadhënjimin e të madhërishmes. Mehmetali Rexhepi nuk e lajkaton të sotmen dhe as të ardhmen dhe, nuk e merr veten me të mirë, se një̈ mrekulli do të ndodh sot… Kjo është një̈ lidhje e besueshme dhe jo një tendencë. Ai shkruan poezinë̈ e një̈ “ vete “, që mund të jetë edhe tjetri… (P. Buzhala).

Mehmetali Rexhepi do mbetet jeta edhe fati i bashkësisë… Gjithnjë kërkimtarë pas të bukurës… Prandaj, lexuesi e merr seriozisht dëshpërimin e sertë të tij, ndoshta edhe me frymën qortuese, kritike, rebele, revoltuese, ironizuese, që e cilëson moshën dhe brezin e tij. Mirëpo, gjithsesi si autor nuk e fsheh lexuesin në prapavijën e tij, atë e gjen përherë në sfondin e rrëfimit poetik dhe dialogues. Poeti shfaq rënkimet e veta, por nuk i lyp caqet e lehta e të pasinqerta. E sinqerta është lajtmotivi i poezisë tij. Poezia e Mehmetali Rexhepit herë pas herë nxjerr shkëndijime figurash të befasishme, që sigurojnë̈ se ai ka talentin e të shkruarit të artit dhe, se fjala nuk i shërben të jetë thjeshtë vetëm “epidemi” e mohimit… Ai shkruan poezi e cila gjendet larg pankartave të letërsisë së realizimit socialist; po aq sa edhe larg hermetizmit të një̈ poezie thellësisht vetjake, që ka lulëzuar edhe në letrat e shqipes. Kjo është një̈ poezi e hapur në kuptimin e kumtit poetik, e pa mbingarkuar me figurshmëri të sforcuar, e rrjedhshme dhe komunikuese. Është poezia që do të ketë̈ lexues. Pritjet e kësaj poezie do të jenë jo vetëm prej brezit të tij, por edhe të atyre që ikën në amshim, si edhe të tjerë, që do të vijnë për t`ia kultivuar të bukurës një vijimësi.

SHËNIME BIOGRAFIKE
Mehmetali M. Rexhepi u lind në Gjilan, më 4 korrik 1951. Shkollimin fillor dhe të mesëm, gjimnazin i kreu në Gjilan, më 1971. Studimet me ndërprerje, për shkaqe politike, i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Degën Albanologji. Është njëri nga veprimtarët e çiltër për çështjen kombëtare. Nga pushteti jugosllav i Jugosllavisë Federative në vitet e shtatëdhjeta, të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjetat e shekullit njëzet u burgos, u pushua nga puna dhe nga institucionet e KSA të Kosovës.

Mehmetali Rexhepi asnjëherë nuk iu shmang kërkesave që shtronin rrjedhat e kohës: pajtimit të gjaqeve, veprimtarive “të rrezikshme” ilegale, politike, kulturore-artistike dhe humanitare. Fushë-veprimtaria e tij ka shtrirje: në arsim e edukim; veprimtari atdhetare, humanitare; si poet, prozator, studiues, kritik letrar e eseist dhe në fushën e publicistikës.

Mehmetali Rexhepi ka botuar disa vëllime poetike, dokumentare, kritike dhe eseistike. Ka një mori dorëshkrimesh të pabotuara. Që nga themelimi i “Flakës së Janarit” në Gjilan, e cila simbolizon flakën e dëshmorëve për liri e çlirim kombëtar, e shpërfaqur përmes veprimtarive përkujtimore, kulturore, letrare-artistike, ishte dhe mbeti besnik i rrugëtimit të saj. Ishte njëri nga bashkëthemeluesit, në rrethanat e përndjekjes serbe, të Klubit Letrar “Rexhep Elmazi” në Gjilan. Po ashtu, qe njëri nga nismëtarët themelues të SHHB”Nëna Terezë”, dega në Gjilan.

Mobi Casa

Në konkurset letrare te “Flaka e Janarit”, “Lulëkuqet e Prillit”, e tjera, për prozën e shkurtë është vlerësuar me çmime të para, të dyta dhe të treta. Gjatë viteve 2009-2012, për një mandat ishte drejtor i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Ars Klubit Letrar “Beqir Musliu” në Gjilan.

NË OPTIKËN E VLERËSIMEVE
Le të paraqesim disa fragmente vlerësimesh për sferën artistike dhe të diskurseve shkencore të Mehmetali Rexhepit nga studiues të vlerave letrare:
“Për prof. Mehmetali Rexhepin dhe veprën e tij duhet kohë dhe përgatitje me mund të rrëfehet e gjithë veprimtaria kombëtare, që nga fëmijëria e tij e hershme. Ngase ky ishte njëri ndër pjesëtarët e gjeneratës së vet për një çlirim të hovshëm nga kolonializmi serb. Mehmetali Rexhepi, tashmë është i njohur në krijimtarinë letrare, me sasi të kufizuar nga embargo dhe gjendja e tij sociale që ia kishte ngjitur politika, por pjesën e publikuar e kishte mjaft të pasur, të dendur e me kujdesin më të madh, si gdhendje arkitekturë është shprehja e tij; e çmueshme edhe kritika për vepra të ndryshme letrare; vlera e eseve të tij është e pa kapërcyeshme sa është vërejtur deri më tash. Por, të kulluarit dhe goditje shumë e bukur është shprehja e vargut të poezisë së tij, me të cilin ka krijuar një individualitet të një poeti të veçantë të modernes në ecurinë e kësaj rruge. Pra, epitetet janë shumëdimensionale për prof Mehmetaliun, si në bamirësi, në politikë, në krijimtari letrare e tjera, e, që të përimtohen të gjitha veç e veç përmes një thjerrëze të hollë, në kohë rasti më duket punë e vështirë.” ( Shefik Shkodra ” Censurimet në krijimtarinë letrare të Mehmetali Rexhepit”, “Kosova sot”, më 23 korrik 2016).

Shkrimet letrare, poetike, kritike e eseistike të Mehmetali Rexhepit, nga lexuesit dhe njohësit me kompetencë të vlerave të letërsisë, u vlerësuan: ” për origjinalitetin e shprehjes gjuhësore, shpesh eksperimentale, për ndjenjën e sinqertë e të fuqishme dhe mendimin e thellë. Shkrimi i tij buron nga laboratori me kërkesa të saktësisë matematike të shkrimit, qoftë ai estetik, shkencor a publicistik” (Mr.Tahir Arifi)

“Me një gjakim shijeje estetike krijuese dhe kritike, ndërtimesh eseistike, Mehmetaliu është nisur që në fillesë të shkrimeve të tija. Prandaj, ai ka dëshmuar për rrokje analitike e gjykimesh origjinale, ndryshe nga kritikë të tjerë. Gjykimet e tilla, krahas trajtimit teorik-analitik, fshehin në vete një veshje rishkrimi a rikrijimi të veprës së trajtuar. E veçanta e shkrimeve të tija prezanton dialogun ndërmjet vepër-shkruesit dhe analitikut, që për referencë ka mënyrën jo si shkruhet realiteti, por mënyrën si krijohet iluzioni për akëcilin realitet.”(Mr. Sherafedin Kadriu)

“Mehmetali Rexhepi është ndër krijuesit, mendimtarët dhe studiuesit e brezit të tij aktiv dhe, deri tash,përmes shkrimeve të botuara nëpër gazeta e revista të ndryshme dhe në përurime të veprave, është dëshmuar sa i frytshëm aq edhe i suksesshëm e cilësor. Me botimin e veprës “Enigma e magjikës”(ese), botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica” në Prishtinë, më 2011, me redaktor Prof. Dr.Ruzhdi Ushakun, ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe studiuesve të shumtë të letërsisë shqipe”(Dr.sc. Faik Shkodra “Flakë e fjalës”, Rozafa, Prishtinë, 2011,f.171) “…

“Rexhepi është kritik i pasionit kërkues të të bukurës dhe vlerave. Tekstet e tij janë shënime të leximit pasionant, të hapur për horizontet e ndryshme të kuptimit, kurse burimin e tyre e kanë tek leximi dhe tek mendimi krijues, aty ku ai shquan ndërlidhjen e këtyre teksteve tek fushat e ndryshme të librit letrar, publicistik, shkencor a eseistik. Dhe, për ta dhënë këtë shumësi shkrimore e kuptimore, autori detyrohet të jetë edhe njohës i traditave letrare e religjioze, i mendimit politik dhe atij dituror, historik dhe albanologjik” (Prend Buzhala”Dëshmia për plagën e ftohtë”; Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Klinë,2012;f.309).

“Shkrimi pasionant me ovacione të një lexuesi të shkolluar mirëfilli, është trajtesa me titull Arkitekturë e papushtuar e autorit Mehmetali Rexhepi rreth fenomenit letrar të B.Musliut dhe veprës së tij, që është shkrimi i parë që e përmbledh në tërësi veprën letrare të autorit. Më pak se sa shkrim pasionant për autorin dhe veprën, ky shkrim është një ese i shkurtër shumë mirë i mbathur rreth fenomenit letrar të autorit.” (Nehas Sopaj “Individualitete letrare” 1, “Beqir Musliu”, studim; Rozafa, Prishtinë, 2008; f.31)
“Së pari, invariantëzimi është një procedim shkrimor i padiskutueshëm i autorit Mehmetali Rexhepi, është përpjekje për ta tejkaluar klishetizimin e strukturave të fjalive dhe shabllonizimin e skajshëm e mbizotërues të shkrimeve tona përgjithësisht. Krijimi i vetëm një mënyre gjykimi, i një mënyre argumentimi, i një qëndrimi ekskluziv herë glorifikues e herë krejt mohues, e varfëron ndjeshëm jetën tonë kulturore. Rrjedhimisht invariantëzimin në këtë kontekst duhet parë edhe si një ikje legjitime e autorit nga ligjërimi i standardizuar.” (Prof. Dr.Hysen Matoshi “Libri i simbiozës zhanrore”,Prishtinë, 28 prill 2011)

“Procedimori i tillë ndërtekstual, i jep veprës dhe frymën e një poetike postmoderne letrare. Ai dëshiron ta zërë çastin më dramatik e më kulmor të ekzistimit (njerëzit që shndërrohen në numra), atë momentumin e historisë më të re:aktualitetin e kthesës së madhe, që nga eksodi e deri te kthimi i magjishëm.Ai e thyen me qëllim rrjedhën fabulative të narracionit, e copëzon, e dezintegron, e dekostrutkon, për ta ri-unifikuar ndërthurur si frymë rikrijimi, si tekste autoriale, si zgjedhje sublime e së bukurës stilistike-narrative-meditative… Kërkimtarët kureshtarë(që e paguajnë me vetëflijim), janë në kërkim-sublimimi të qenies e qenësisë sonë.” (Prend Buzhala:Ridimensionimi i qenies shqiptare nëpër kohë”, janar, 2017)

Gjilan, më 8 tetor 2021