UBT

Poezi nga Demush Mehmeti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

NATË SHËN GJERGJI
Me shumë bimë nën jastëk
Do e bëj gjumin e kësaj nate
Me aromë gjethesh do dëfrehem
Në gjirin tënd do dehem

Në këtë natë Shën Gjergji
Por si një lavire nate
Lirshëm unë do qeshem

Në mëngjes herët do zgjohem
Me ujë gurre do e laj shtatin
Le të më quajnë dhe besëtytë
S’do i frikohem prej mëkatit

Me lule të freskëta Shën Gjergji
Butësisht do e lëmoj zverkun
Po ma shkele syrin e buzëqeshur
As gjethi hithit s’do më djegë.

VAJ HALLI PËR NE

Po i mbrehin shpatat
Po thehen heshtat
Erë gjaku kundërmon mbi dhe
Vallë a do çmendet njerëzimi
A do na ze mallkimi
Vaj halli për ne

LUTEM PËR ZEMRËN TIME

E kaluam një kohë me temperaturë shumë të lartë
Çdo gjë po digjej përcëllohej nga vapa e motit të thatë
Toka e etur për një pikë freski shiu e tëra kallej flakë
Sytë e mi në ballë shteronin digjeshin nga pamjet zjarr
Ka kohë shiu nuk pushon rrjedhë e s’din me u ndalë
Shkrumbin mbi faqen e dheut po e lanë dhe shpërlan
I lutem motit t’na dhuron më shumë ngrohtësi e freski
Lutem zemra ime të hapet e ngrohët vetëm në dashuri.

ME RRËNJË E GËRDHËNJË

Sa herë të doni mund të shani
Dhe unë mund të shaj saherë dua
Të gjithëve ju njoh e me njihni
Nga qielli askush nuk piku
Me rrënjë e gërdhënjë këtu jemi.

Mobi Casa

PLAGËT I SHERON

Me atë kthjelltësinë e syrit tënd
Kthjelltësisë së qiellit ja kalon
Me thellësinë e shiqimit therës
Thellësinë e oqeanit tejkalon
Bukuria jote ndërrën hesht e zgjon
Shtatin e molisur kthjell forcon
Buzëqeshja jote e vret mjerimin
Plagët e thella në zemër i shëron
Je nga brinja ime në zemër të kam
Përherë të dua pjella jote unë jam.

SHEJTËRIA E MUZËS

Gjithë natyrën e kaploj heshtja
S’po dëgjohet as dhe një cicërimë
Zogjët janë strukturë në botën e tyre
Bora e vonë çerdhët ju kanë ngrirë
S’dalet bjen borë shi sqotë e përzier
Lulet e freskëta kanë ulur kokën
Lëvizje e motit kjo përqudëshmëri
As nga kjo borë zemra ime s’ftohët
Shejtëria e muzës s’heshtë por zgjohet!

HIPOKRITËT

Na trazojnë ëndërrat
Diellin e mbulojnë me dorë
Hie i bëjnë dhe hënës
S’pysin sa shkon tërshëra
Vetën e kujtojnë maje bote
Ajkë e gjithë njerëzimit
Të vetmit mbi tokë
Të tillë jan hipokritët
As dy gishta fytyrë si kanë
Dhe për as gjë s’vlejnë
As pesë pare si bëjnë.

FORMULË DHIMBJE

Dhe kur një adoleshent i pa pjekur
Thur vargje të bukura për dhimbjen
Me gjithë peshën e viteve mbi supë
S’ndalem i këndoj dashurisë
Unë kokë thinjuri i thinjur nga motet
Njerëz jemi dhe njerëzisht po frymojmë
I ri jetoja me dhimbje formulë dashurie
Tani jetoj fazën dashuri formulë dhimbje.

Demush Mehmeti