FIDANISHTJA

Poezi nga Daut Maliqi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me emrin e Agim Ramadanit, heroit të lirisë, Koshara legjendare hyri në histori

TRIMAT E LIRISË

Në maje të bjeshkës,
Jehoi thekshëm hingëllima e kalit,
Kalorësit hyjenorë,
E dëgjuan të paret.

Me emrin e Agim Ramadanit,
Heroit të lirisë,
Koshara legjendare,
Hyri në histori.

U thye kufiri i hekurt,
Si muri i Berlinit,
U ribashkuan Kosova e Shqipëria.

Pëllumbat e bardhë,
Fluturuan lartë në qiell,
Nga Alpet Shqiptare,
Zbritën më hare,
Trimat e lirisë.

Hidromorava

QYTTETI IM
/ Gjilanit /

Të kroi në Balec Mahallë,
Pinim ujë të ftohtë.
Në ëmbëltoret e qytetit,
Hanim bukë me salep.
Shkonim në shkollë
Të zbathur e të zdeshur.
Mësonim me zell
E donim njëri- tjetrin.
U rrite e lëshove shtat
Qyteti im i lashtë.
U mbushe me fabrika,
Me shkolla e universitet.
Sfidove dhunën,
U ngrite në legjendë.
Lapidari i Agim Ramadanit,
Na fton për unitet.

ME FATIN E NJERIUT…

Me fatin e njeriut
Kurrë mos luaj,
Se të dënon Perëndia.
Mos e përdor dhunën
Ndaj grave e fëmijëve,
Se e humb krenarinë-
Atribut e ke ligështinë.
Luftoje të keqen,
Urrejtjen e tradhtinë,
Me dashuri njerëzore,
Ndërtoje ardhmërinë.
Me fatin e njeriut
Kurrë mos luaj,
Se të dënon Perëndia.

MADHËSHTIA

Njerëzit e këtij shkëmbi,
Me rrudha në ballë,
Me duar të çara,
Mbrojtën pragun e shtëpive,
Mbrojtën të vërtetën,
Nuk pranuan nënshtrimin,
Nuk pranuan robërinë,
Madhështia e tyre,
Na e solli larinë./rajonipress/