Mobi Casa

Poeti që i këndon atdheut e vendlindjes me zemër…

/ 9 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – S’ka shkrimtar shqiptar që nuk i ka kënduar atdheut e vendlindjes. Atdheu është mbi të gjitha. Ai, si do që të jetë, është Atdhe. Atdheu është foleja më e ngrohtë e njeriut. Është identiteti i tij. Nuk ka gjë më të dashur se atdheu! Kur s’ka atdhe, s’ka liri. Për atdhe, njerëzit kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën. Edhe Beqir Buzuku, poet gjilanas, ka shkruar poezi për atdheun, vendlindjen etj.

Ai, ditë më parë botoi veprën poetike “Atdheu me dy zemra” (2014). Është kjo vepër më e veçantë e tij arti, i cila, ngërthen në vete poezi lirike që artikulojnë vargje të lehta e të lira për fëmijë e të rinj. Këto janë reflektime poetike të poetit gjilanas, të cilat frymëzime janë fort joshëse për botën e lexuesve.

Në këtë vepër poetike fëmijët gjejnë vargje për atdhedashurinë, heroizmin e popullit, por gjejnë edhe vargje për vendlindjen e ngrohtë, stinët e vitit e motive të tjera poetike. Beqir Buzuku është njëri nga poetët që ka filluar të shkruajë ka herë nëpër gazeta e revista tek ne në Kosovë. Ai në veprën e tij të fundit i ka kënduar me zemër atdheut e vendlindjes së tij.

Te ky autor gjemë vargje plot lirizëm poetik, të cilat frymëzime janë të dala nga thellësia e zemrës e krijuesit. Pra, në veprën e Beqir Buzukut “Atdheu me dy zemra”, gjejmë poezi plot jetë e gjallëri, ku autori i ka kënduar atdheut, vendlindjes, fushave, kodrave, maleve, prindërve, por i kënduar fëmijëve dhe botës së tyre ëndërrimtare. Sepse, fëmijët janë pjesë e atdheut. Pse jo? Fëmijët e duan shumë atdheun. Atdheu pa fëmijë, është sikur pema pa frute. Poezitë e veprës së B. Buzukut janë artikulime të qëndrueshme poetike, të cilat rrëfejnë ngjarje e kohë të jetës sonë.

Beqir Buzuku shkruan për fëmijë, por shkruan edhe për të rinj. Pra, bota e tij poetike është e pasur me motive më të ndryshme jete e pune. Beqir Buzuku është poet mjaft të njohur në letërsinë për fëmijë. Ai gjer më tani ka botuar shtatë vepra me e novella për të rinj, e ato janë: “Pesha e ngjyrave” 1995, “Ejte për buzëqeshje” 1995, “Çupëza e ngjyrave” 1996, “Përtej të sotmes” novelë 1997, “Lahuria e lulemollëve” 2001, “Çelësat majë lapsit” 2004, “Rrëshqitje në udhëkryq” 2005, “Tri ditët e shtojzovalles” novelë për të rinj 2009.

Vepra më e re e tij, i cila doli para do kohe është “Atdheut me dy zemra”. Autori këtë vepër poetike e ka ndarë në këto cikle: “Treni që s’ndalet kurrë”, “Mbretëria e xixëllonjave”, “Iku stinë e lodrave”, Zogu dhe vajza e mirë” dhe “Fluturat e vendlindjes”. Ky është një “dizajnim” i bukur i veprës në fjalë, për faktin se, këto cikle janë të dala natyrshëm nga vetë vepra e autorit.

Këtu vërehet dashuria për vendlindjen, atdheun stërgjyshor, dashuria për bukuritë e natyrës së vendlindjes, dashuria për mrekullitë e stinëve të motit etj. Po kështu, autori nga vargu në varg e nga poezia në poezi etj., e rrumbullakëson një krijimi poetik tërheqës me titull “Përroi i jetës” për të ardhur te krijimi monument i tij poetik me titull “Të fala nga Xhela”. Kjo poezi është një “dizajn” i bukur i këndimit të atdheut me zemër. Këtu janë metaforat e forta të autorit, të cilat shprehin dufin dhe zjarrin e frymëzimeve poetike të tij. Ja si është pikturuar liria në poezinë: “Dita e re”, ku autori shton: “Është drita e syve/ Lulja e bardhë e jetës”. Po ky frymëzim mbyllet me ato rreze që reflektojnë qartë nga brenda, si shton autori: “Sot dita ka tjetër këmishë/ Me ngjyrë pranvere/ Me gaze harlisare”.

Po ashtu, edhe stinët e vitit autori i ka pikturuar me ngjyra të gjalla e me plot optimizëm e përshkrim të lirë. Ja titujt e poezive të veprës së B. Buzukut: “Përroi i jetës”, “Dita”, “Kënga për ty, mëmdhe”, “Vallja e Nëntorit”, “Atdheu me dy zemra”, “Ngjyra krenarie”, Piktura flamur”,” Treni i jetës”, “Çelësat e mrekullive”,”Mbretëresha e xixëllonjave”, “Plaku koprrac”, “Letër e laps të një ngjyre”, Çelësat e dritës”, “Pemë diturie”,”Drita”, “Kur mungon guximi”, “Një hartim me dy ngjyra”,”Ëndërr dëshire”,”Vera në bjeshkë”,”Në vjeshtë”, Imazh dimri”, “Shpejt vjen marsi”, “Portreti i vendlindjes”, “Piknik në vendlindje”, “ Të fala nga Xhela” etj.

Poeti, Beqir Buzuku, të kaluarën nuk e ka harruar. Ai që e harron të kaluarën, do të duhej ta përsërisë. Andaj, e kaluara e shqiptarëve ka qenë e zymtë, me droje, por edhe me vuajtje e nën okupimin prej të huajve. Këtë tema autori i veprës në fjalë nuk e ka anashkaluar, por e ka trajtuar me buzëvaj.

FIDANISHTJA

Ai thotë se, kur jeton njeriu në ditën e re, ajo është “lulja e bardhë e jetës”. Por, dje ishte kohë një mjegullnajë: vuajtje, skamje e pa vullnet, popullit ka luftuar për ta mbrojtur atdheun e të parëve dhe për ta fituar lirinë e shtrenjtë. Poeti shton: “Dje jeta pa dritë/ Kish mjegullnajë/ Kish mynzyrë e vaj/ (f.9). Apo: “Sot dita ka tjetër këmishë/ me ngjyrë pranvere/me gaze harlistare” (po aty). Beqir Buzuku, në poezinë “Këngë për ty, mëmëdhe”, ai atdheun e quan fole, sepse vërtetë është foleja më e dashur dhe më e ngrohtë e njeriut, i cila, në liri ndërtohet me shumë ngjyra. Por, atdheu për poetin e kësaj vepre është “më i ngrohti prehër/ ku dua të rroj e të vdes”. Këtu na përkujton poetin e madh të Rilindas sonë Kombëtare, A. Z. Çajupin, i cili thotë: “… ku rroj me gaz e me shpresë, ku kam dëshirë të vdes”.

Poeti ia qan hallet atdheut, sepse ka dhimbje, ku dhimbja e tij (e atdheut) peshon dhe është, si thotë poeti: “këtu e në qiell”. Por, edhe pas kësaj “gjendjeje” jo të mirë, se populli ka dalë me vuajtje e i lënduar nga lufta, poeti nuk heziton duke kënduar me afsh atdheut, dhe thotë, “emrin ta ruajmë në zemër” (f.10). Poeti në veprën e tij “Atdheu me dy zemra” i këndon edhe UÇK-së, e cila i ka tri shkronja të mëdha, të cilat shkronja i ruajmë në zemër.

Për autorin dhe të tjerët, UÇK-ja është simbol i lirisë, e cila solli lirinë dhe shtetësinë. Nuk ka poet për fëmijë që nuk i ka kënduar Pavarësisë së Kosovës. Edhe B. Buzuku i ka kënduar me zjarrin këtij momenti historik të shqiptarëve.

Ai në poezinë “Flakërim gëzimi”, poeti Buzuku, ia thotë vargjeve poetike: “Një ditë të gjithë tok/ Dolëm nga amullia/ dhe ndodhi mrekullia…” Pra, 17 shkurti i vitit 208 u përjetësua jo vetëm tek ky poet, por edhe te shumë krijues, të cilët, kush me shumë e kush ma pak, këtë akt madhor e kanë përjetësuar në vargjet e tyre poetike. Tek vepra e Beqir Buzuku “Atdheu me dy zemra” gjen poezi që autori ia ka kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai në poezinë “Vallja e Nëntorit”, shton se, 28 Nëntori është festë brerore lirie, ku hedhet vallja nga Molla e Kuqe, Çamëria, Shkup, Tetovë, Manastir, Likovë, Gostivar, Strugë, Ulqin, Plavë, Grudë, Tuz, Guci, Preshevë Bujanoc, Karadak, Medvegjë…etj. Këto janë troje shqiptare, e autori shton: “Shqipëria do të jetë, Shqipëria do të rrojë, sa të ketë yje në qiell, malet e lumenj në tokë” (f. 14). Autori gëzohet edhe kur lindin fëmijët në familje. Ai i gëzohet lindesimit, sepse atdheut i shtohen dy shkollarë e dy ushtarë.

Në poezinë “Panoramë kohe”, autori flet për internet, për UÇK-në, për robot, por flet edhe për arsimtar e për trimat legjendarë. Por, nuk harron dhe flet edhe për këtë kohtë të reja, ku shton: “Kjo kohë, kohë e re/ s’është krejt mrekulli/ në të ka edhe mangësi…/ Në rrugë, në kënde të trotuareve/ njollë shtëmtie/ duart të shtrira të lypsarëve” (f.30). Këto vargje të përkujtojnë vargjet e poetit të mjerimit, Migjenin, i cili varfërinë e trajtoi në skajshmëri të kohës kur jetoi poeti. Në veprën e B. Buzukut na dalin vargje të lloj-llojshme, të cilat janë të lira dhe shpërthejnë lirshëm e natyrshëm. Në poezinë “Në piknik”, poeti na rrëfen për Prekazin legjendar, aty ku u flijua familja e të madhit hero, Adem Jasharit.

Në veprën e autorit gjejmë edhe poezi të mrekullueshme, të cilat janë krijime të rralla artistike. Autori i veprës jetën e sheh me dy ngjyra. Ai shton: “Jata s’është krejt shkëlqim/ sikur pasqyra/ po është me dy ngjyra/ njëra e zezë, e shëmtuar, tjetra e bardhë, e mrekulluar. Dikush thur perde terri/ dikush mbëlton mollë sherri!” Më në fund, autori “ngjarjes” së rrëfyer i jep fund duke shtuar se: “Pema nuk ka shije/ pa u pjekur mirë” (f.61). Në këtë vepër poetike nuk mungojnë poezitë për stinët e vitit. Ja si shton autori për vjeshtën: “Bujku i vyeshëm / hedh farë në arë/ Xha poeti me vargje/ uron punë të mbarë” (f. 69). ”.

Në fund është fjala e redaktorit, Rushit Ramabaja, i cili në përmbyllje të vlerës së veprës, ai ka shtuar: “Kurorë e të gjithë kësaj dege motivore janë vargjet poetike, të cilat sot e përgjithmonë, tingëllojnë: “Tash dy zemra ka kjo Shqipëri,/ Njërën në Tiranë, tjetrën në Dardani”. /tefik Selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.