FITORJA

Poeti i Urtianës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Prend Buzhala – Kantatë në 74-vjetorin e lindjes së krijuesit letrar Mehmetali Rexhepit.


  1. Atë mund ta gjeni vetëm në Urtianë,
    nëpër shtigjet e fshehura të urtësisë e nëpër vargjet e jetës.
    Ai është poeti që na tregon se urdhrat e jashtme nuk kanë fuqi,
    nuk i vlejnë neneve për ta thyer shpirtin; poeti ka një Kanun tjetër,
    i farkëtuar si urtësi e lindur nga vuajtjet e dhe nga kapërcimi i pragut të saj.
    I mësuar ta gjente atë dritë mendjeje në errësirën e burgut,
    një dritë që e udhëzon përmes secilës natë të gjatë
    e, nëpër plagë, ligjëronte një mësim të ri, një rrugë të re drejt lirisë.
    Edhe në aso çastesh poeti vishet me misterin e gjuhës,
    shtron rrugën e tij përmes dritës së zbehtë.

Në duar mban fjalët, si pishtarë nëpër kohë,
si gur të shtrenjtë për ta krijuar Mozaikun e Historisë së Shpirtit,
Hartën e Vendlindjes dhe Buzëqeshjen e Amshueshme të fëmijëve.

Mos e kërkoni aty ku asgjë s’mund të shihni,
do të dëgjoni vetëm rrëfimin për të si udhëtar i thellë,
që kalon përmes shkretëtirave të mendimit, për të gjetur oazën e urtisë,
një vend ku uji është ajër, është dritë.
Ai, poet i urtë, është një ndjekës i universit dhe një dashnor i diellit të lirisë,
ai mund të kuptohet vetëm nga ata që janë të gatshëm të shohin pa frikë.

Do ta gjeni kërkues në secilën fjalë
e, me secilin varg ai krijon një botë të re, të paprekshme:
të mbijetosh e të përjetosh çdo ndjesi në thellësinë e saj.

  1. Vargjet thurin rrathë jete, rrathë të paprekshëm,
    aty ku armiku s’mund të depërtojë,
    mandej do të hidhet në betejë për t’i rrëzuar ngrehinat e jashtme armike,
    për t’i krijuar ato të brendshmet, aq të pazhdukshme:
    se urdhrat e jetës nuk janë të shkruara në fletët e grishura të kohës,
    ato janë të dhëna në kundrimet që ai sheh
    përmes shikimit të tij të thellë dhe të pasionuar.
    Ai flet me një gjuhë të thjeshtë, por secili varg është një rrugë e labirintuar
    për të arritur te ajo që ai kërkon të gjejë — diçka më të madhe se vetvetja.
    Në mendjen e Poetit të Urtianës, të vërtetat kanë maska që duhet të hiqen,
    atëherë shfaqet jeta si në Shuplakën e Botës.

Poezia e Poetit të Urtianës nuk lexohet, ajo vetëm jetohet e përjetohet
si luftëtar e shtegtar i saj. Iu përkulet vetëm urdhrave të shpirtit,
vetëm gjeneralëve të Fjalës në Urtianë.
Dhe, kur e përfundon një udhëtim, ai e gjen një tjetër, me pyetje përgjigje të reja.
Në një qeli të errët, ku drita nuk depërton dhe heshtja është më e fortë se zërat,

FIDANISHTJA

Poeti i Urtianës shkruan me gjakun e mendjes, me plagët e shpirtit të torturuar.
përtej çdo kufiri të vuajtjes. Harruan: shpirti s’ke si vësh pranga.

  1. Fjalët janë të lidhura e të mbështjella me dhimbje të heshtura
    e mandej marrin udhë nëpër poezi, me secilën pikë djerse e mundimi
    që pikon në fytyrën e tij gjatë torturave të natës,
    me lëndimet që kanë ngelur në trupin e tij, e mendja mbetej e pamposhtur.
    Poeti është i burgosur, por urtësia e tij është e çliruar;
    Urtiana, atdhe i poetit, s’kishte si të poshtohej,
    ende nuk janë gjetur armët as armatat
    Hija e Mendimeve rritet siç fryhen vullkanet që shpërthejnë
    me dritën e metaforave që e nxjerr brenda terratisjeve të ekzistencës
    me valët e jetës e të mendjes në shpërthim: e krijojnë një Diell Tjetër,
    kur të tjerëve iu mungon Ai Diell.

Poeti e kërkon Urtianën, atë udhë që nuk shihet, por ndihet
si një yll që lundron në qiellin e mendimeve, pa një rrugë të qartë, pa një cak.
një udhëtim që lind dhe vdes çdo ditë, duke lëvizur midis dritës dhe errësirës,
midis dashurisë dhe vuajtjes, midis lirisë dhe dyshimit.

E zorshme ta kuptoni: si do të ruhet urtësia, kur një botë e ke kundër?
Nuk qenka vetëm vuajtje, kjo është Shkolla e Urtësisë si një Univers më vete.
Do ta gjeni duke i daltuar fjalët e veprat, si një artist
që i përpunon mundimet e dhimbjet në Shenja të Pavdekshme,
ashtu siç ia dhuron këto shenja artisti drurit të zvargur,
ashtu siç merr shenja guri i goditur nga motet me shi e furtunë.
Ai shkruan për jetën si për një betejë, meqë fjalët janë ushtarë
janë Roje e Mburoje e Shpirtit dhe e Atdheut.

(4 korrik 2025)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.