GRANDEMALL

Po vërtetohet thënia se çdo çudi zgjat tri ditë!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Shefik Sadiku – Për të satën herë po dëshpërohemi nga rangimi që po na bën PISA në arsim. Ç’është e vërteta nuk po na rangon PISA, por ne vetë po rangohemi aty. E gjithë e keqja e kësaj është se flasim e shkruajmë tri ditë për këtë, kurse 362 ditë tjera të vitit s’na bien ndër mend si e kemi, ku e kemi dhe ku duhet ta kemi arsimin. Për fat të mirë që vlerësimi me shtrirje ndërkombëtare, PISA, po na bën me dije se nuk jemi kërkah, sepse vetëkënaqësia në Testin e Maturës dhe Arritshmërisë, për maturantë dhe filloristë, na pati vënë në gjumë të rehatshëm hipnotik!

Aq shumë vetëkënaqeshim sa që as si çështje debati asnjë herë nuk e shtruam dështimin e atij testimi: të Maturës dhe Arritshmërisë, duke pranuar të vërtetën e hidhur se rezultatet që na dilnin nuk ishin rezultat i dijes së nxënësve, por rezultat i manipulimit të mësimdhënësve, drejtorive të shkollave dhe DKA-ve për t’u krekosur dhe servilosur para eprorëve se gjoja filan shkolla apo filan komuna arriti këto rezultate të “ kënaqshme” në testim.

Mobi Casa

Vetëkënaqësinë tonë, fatmirësisht, e këndelli PISA, natyrisht nëse ne duam të këndellemi. Disa nga shkaqet e arsimit të dobët në Kosovë

  1. Mos llogaridhënia e askujt për asgjë para askujt.
  2. Politizimi i arsimit nga shkolla, në komunë, në ministri dhe në Qeveri.
  3. Hapja dhe lëshuarja e diplomave pa kriter nga institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe universitar.
  4. Opurtunizmi i institucioneve arsimore si persona juridikë dhe i përgjegjësve arsimorë si persona fizikë.
  5. Eksperimentimi i panevojshëm dhe jo konsekuent me kurrikulat dhe modelet e marra sa aty, sa atje.
  6. Hartimi i teksteve mësimore jo gjithherë në harmoni me kurikulat dhe jo pak herë keqpërdorimi dhe favorizimi i autorëve të teksteve qoftë për motive politike apo korruptive.
  7. Mos përcjellja, mos shpërblimi dhe mos ndëshkimi i mësimdhënësve për mos sukseset dhe sukseset nga organet përgjegjëse të arsimit.
  8. Mosvënia si prioritet kombëtar i arsimit nga institucionet e Shtetit.
  9. Gjendja e keqe e paisjeve, ose thënë më mirë mos paisja e shkollave me mjete bashkëkohore mësimore, nuk mjaftojnë disa kompjuterë të përdorur, të dhuruar nga disa donatorë të jashtëm apo individë vullnet mirë.
  10. Mos përgatitja permanente profesionalisht e mësimdhënësve, jo trajnime e seminare veq sa për të fituar financiarisht trajnerët apo organizata të caktuara. Të tilla, “tranime” e “seminare”, Kosova ka pasur tepër. Si dilet nga kjo gjendje ?

Nga kjo gjendje aspak e mirë në arsim dilet vetëm duke dashur sinqerisht të dalim, jo deklarativisht. Dhjetë pikat që unë i përmenda, të cilat janë për të keq dhe shumë të tjera që s’munda t’i përmend, vetëm duhet kthyer në të kundërt të të këqijave, natyrisht nëse sinqerisht duam.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.