RCCOLA

Po vërtetohen pretendimet e mbrojtjes, rasti i Limajt ishte politik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, beson fuqishëm në pretendimet e ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, se akuzat e këtij misioni ndaj Limajt kanë qenë të motivuara politikisht.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rrecaj ka thënë se Simmonsi është zyrtari i tretë i lartë i EULEX-it që po vërteton pretendimet e palës mbrojtëse.

Fundamenti

Avokati Rrecaj është shprehur i bindur se gjykata më 24 nëntor do të marrë aktgjykim lirues për Fatmir Limajn dhe të tjerët në rastin e MTPT-së.