GRANDEMALL

Po vazhdon festa e “Fshirjes së Lamve” në Gjilan

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ka vazhduar edhe sot festa e grumbullimit të të mirave që bujqit i kanë përfituar brenda vitit, e që në Gjilan njihet si “Fshirja e Lamve”, aktivitet ky i nisur dje me grumbullimin e të gjitha prodhimeve në sofrën e madhe në qendër të qytetit.

Gjatë ditës së sotme, bujqit e Gjilanit kanë grumbulluar në qytet kunguj, hotina e shumë prodhime të tjera në shenjë kremtimi për suksesin e arritur në veprimtaritë e tyre.

UBT

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se festa e “Fshirjes së Lamve” është falënderim ndaj Zotit për begatinë që na e ka dhënë, për bujqit, familjet dhe kompanitë, duke shtuar se produktet tyre janë krenaria dhe brendi i Gjilanit.

Vlen të përmendet se Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, së bashku me partnerët dhe bashkëpunëtorët e saj, ka mbështetur bujqit gjilanas dhe kompanitë me shumën prej 2.5 milionë euro, investime këto, që sipas kryetarit Haziri, kanë ndikuar në suksesin e madh të familjeve farmere dhe kompanive gjilanase të lëmisë përkatëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.