Hidromorava

Po vazhdon aksioni për mbrojtjen e mjedisit me moton “Pastro dhe Ruaj”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Aksioni për pastrimin e ambientit në komunën e Vitisë, që ka filluar nga 1 prilli, ka vazhduar edhe më tej.

Visar Demiri, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka theksuar se gjatë këtij muaji në gjithë territorin e komunës së Vitisë, janë zhvilluar aksione të ndryshme mjedisore si dhe janë larguar edhe disa deponi ilegale të mbeturinave.

Fundamenti

Gjithashtu, janë ndërmarrë aksione edhe nëpër shkolla të fshatrave Smire, Drobesh, Sllatinë e Epërme, Skifteraj, Sadovinë e çerkezëve, Sllatinë e Ulët, Tërstenik, Radivojc, Remnik etj”, tha ai./rajonipress/