UBT

Po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të shumta në Viti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Punimet në disa pjesë të qytetit të Vitisë, po vazhdojnë edhe më tej. Ndërkohë që kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot disa prej këtyre projekteve.

Ai bëri me dije se me një dinamikë të punimeve është duke u realizuar projekti përgjatë lumit “Morava e Binçës”, përkatësisht nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit. Poashtu ai pa nga afër punimet tek objekti i ri i gjykatës, objekti i ri i Zjarrfikësve, në hapësirën para shkollave të mesme, rregullimi i hapësirave gjelbëruese tek sheshi “Rashit Mustafa- Komandant Karadaku”, renovimi i QKMF-së së qytetit.

Mobi Casa

Haliti tha me këtë rast se, vazhdon të jetë i përkushtuar që me realizimin e këtyre projekteve të ofroj një qasje me të mirë të qytetarëve sa i përket qarkullimit, si të këmbësorëve po ashtu edhe të automjeteve./rajonipress/