Po vazhdojnë aksionet për pastrimin e ambientit në komunën e Vitisë

Viti – Në vazhdën e aksionit për pastrim të ambientit, aktivitete këto që po zhvillohen në kuadër të muajit të pastrimit të shpallur nga kryetari i komunës, sot është organizuar një aksion i pastrimit në qytetin e Vitisë, konkretisht në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Pjesë e këtij aksioni, ishin përpos kompanisë “Eco Higjiena”. Edhe nxënës të shkollave të mesme, udhëheqës dhe zyrtarë të drejtorive komunale etj.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit Ajet Sallahu, ka theksuar se aksioni i sotëm është pjesë e organizimeve që po bëhen në kuadër të muajit të pastrimit, ndërkohë ka bërë të ditur se plani i aksioneve nëpër lokalitete është duke u zhvilluar ashtu siç është paraparë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).