Mobi Casa

Po transportonin mall të kontrabanduar, u konfiskohet malli dhe automjeti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën Pogragjë – Stublinë njësiti policor ka ndaluar një automjet – furgon me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë me bashkë-udhëtarin mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është vërejtur se transportonin: nëntë biçikleta, gjashtë thasë tekstil dhe gjësende tjera për të cilët nuk posedonin dokumentacion përkatës.

UBT

Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/